Një surprizë e rrallë nga Glina
Uji mineral natyral “Glina” thyen rekordin. Më 13 Qershor, kompania ka shënuar në Tiranë një rekord të denjë për librin “Guinness”. Një gosti e jashtëzakonshme është shtruar buzë liqenit artificial të kryeqytetit. Një tryezë plot 482 metra e gjatë ka mirëpritur 1500 qytetarë të thjeshtë dhe konsumatorë të ujit mineral natyral “Glina”. Familje të tëra morën pjesë në këtë drekë të përmasave tejet të mëdha. Gjyshër me mbesa, gjyshe me nipër, prindër dhe fëmijë, të rinj dhe të reja.
Ka qenë një festë e vërtetë dhe e pazakontë e organizuar nga uji “Glina”, ku nuk janë ofruar vetëm ushqime dhe pije për të gjithë, por dhe mjaft surpriza.
Muzikë, lojëra, artistë të cirkut kanë menduar të bëhen ‘një’ me njerëzit dhe t’i shtojnë edhe më tepër gaz kësaj zbavitjeje.
Mijëra njerëz janë ulur në tryezën më të gjatë të shtruar ndonjëherë në Shqipëri dhe rajon. Shumë prej tyre lanë bregdetin, duke preferuar të freskohen me ujin “Glina” buzë liqenit artificial të Tiranës. Tundimit për të ardhur në këtë gosti nuk i shpëtuan dhe 32 vajzat më të bukura, të cilat garojnë për kurorën e “Miss Shqipërisë 2010”.
Gjatë kësaj dreke, ku nuk munguan as personalitete të biznesit, spektaklit, televizionit, u hodh dhe një lotari. Të gjithë pjesëmarrësit rastësorë morën pjesë në shortin e organizuar. Për fituesit e kësaj lotarie u dhanë nëntë aparate telefonikë celularë dhe një Ipod.
është hera e parë që qyteti kthehet në një familje të madhe, falë ujit mineral natyral “Glina”, që na shoqëron prej brezash.
“Glina” ndihmon organizmin tonë duke përmirësuar Metabolizmin, Aparatin Tretës dhe Aparatin Urinar. “Glina” përmban sasi të madhe Kalciumi, i cili është një element themelor për shëndetin e kockave tona. Por efekti më i njohur i “Glinës” ndër shekuj është vetia për të shkrirë ose eliminuar në mënyrë natyrale gurët në veshka dhe tëmth, si dhe për të ndaluar riprodhimin e gurëve. “Glina” ndikon gjithashtu në diurezën natyrale të trupit dhe ka efekt të rrallë në tretjen e ushqimit. I pasur në minerale dhe me përmbajtje të ulët natriumi, “Glina” është uji ideal për çdo moshë. Prej shumë vitesh “Glina” eksportohet me sukses në Ballkan, në Europë, në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. “Glina” është një ndër krenaritë shqiptare dhe vazhdon të jetë e dashur për të gjithë.
#