Varferia rrit numrin e divorceve
FIER - Dukuria e divorceve ve ne alarm Gjykaten e Fierit. Gjate vitit te kaluar jane regjistruar dhe shqyrtuar nga kjo gjykate 398 ceshtje civile per zgjidhje martese, te cilat ne mbi 60 per qind kane perfunduar ne ndarjen e cifteve dhe vetem 67 jane pushuar duke ribashkuar familjet. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare nga ky institucion. Krahasuar shifrat e divorceve ne vitin 2007, mesohet se ka pasur nje rritje me 13 per qind. Per shkaqet e shkurorezimeve, drejtues te gjykates u shprehen se kane qene nga me te ndryshmet. "Mbizoterojne shkaqet ekonomike dhe largesia si pasoje e emigrimit te nje pjese", shpjeguan zyrtare te gjykates, te cilet konfirmuan se dukuria e divorceve eshte kthyer ne nje shqetesim. Nderkohe qe ne kete gjykate ka dhe nje numer te madh dosjesh qe kane te njejten objekt gjykimi, ndarjen e familjeve.
Xh. B.
Xh. B.