"Vrava nenen, pasi na nxiu jeten"
Tirane- I dyshuari per vrasjen e nenes kater dite me pare, nuk ka shfaqur asnje lloj pendese perpara gjykatesit te gatshem, gjate caktimit te mases se sigurise. Viktor Prendi, 38 vjec ka rrefyer dje, te gjitha akuzat dhe pakenaqesite qe kishte ndaj nenes se tij, Dile Prendi. "E vrava nenen time, se na e kishte sjelle ne maje te hundes te gjitheve". Keshtu nisi te tregoje para gjykatesit te gatshem, Sokol Tona, i pandehuri Prendi. Me tej ai ka akuzuar viktimen se gjate gjithe kesaj kohe, nena e tij kishte ngaterruar gjithe familjen. Mesohet se gjate caktimit te mases se sigurise, i pandehuri eshte pyetur nese kishte qene i trajtuar me pare, per probleme mendore. Prendi mesohet te jete pergjigjur se vite me pare kishte qene i shtruar ne spitalin psikiatrik te Shkodres, pasi kishte rene nga kali. Ne kete spital ai ishte kuruar per tre vite me radhe, ndersa aktualisht ishte ne gjendje shume te mire shendetesore. Burime nga gjykata bene me dije se, ne dosjen hetimore te Prokurorise se Tiranes, sqarohej se i pandehuri gjate marrjes ne pyetje kishte deklaruar se, prej kohesh jetonte ne kryeqytetin, ndersa prinderit e tij ne fshatin Prush. Viktima, sipas te pandehurit, nuk ishte kujdesur per te atin e tij, pasi e urrente, per kete edhe ai kishte humbur jeten 10 dite me pare. Burime nga gjykata theksuan se, ne dosje argumentohej nga deshmite e marra ne familjen Prendi, qe i pandehuri para se te ekzekutonte nenen e tij me "Kallashnikov", i kishte treguar se do te shkonte prane te atit te tij, per t'i bere shoqeri. Pas pretendimeve te te dyja paleve, gjykata ka caktuar dje masen e sigurise "arrest me burg", ndaj 38 vjecarit Prendi. Ngjarja per te cilen akuzohet i riu, ka ndodhur mbremjen e kater diteve me pare ne fshatin Prush, kur i dyshuari si autor ka marre armen e tipit "Kallashnikov" dhe ka ekzekutuar nenen e tij, Dile Prendi, duke e akuzuar per te gjitha fatkeqesite qe i kishin ndodhur ne familje. I pandehuri akuzohet nga Prokuroria e Tiranes per veprat penale te "vrasjes me paramendim" dhe "armembajtjes pa leje".