Me arme ne lokal, prangoset Lazri
Shkoder - Nje 45-vjecar eshte gjetur i armatosur brenda nje lokali ne qytetin e Shkodres. Nga burimet u be e ditur se, personi i armatosur eshte denoncuar nga klientet, qe ndodheshin ne ate bar. Policia vendore ka vene ne pranga te dyshuarin Sander Lazri, si dhe ka sekuestruar armen qe kishte me vete, tip pistolete "TT", me 8 fisheke. Burime zyrtare thane se ndalimi u krye oret e vona te dy diteve me pare, ne lagjen "Mark Lula" te qytetit verior. Policia lokale tha se mori nje sinjalizim se ne lokal, gjendej nje burre i armatosur. "Kontrolli u be ne baze te informacioneve te marra ne rruge operative", sqaroi Policia e Shkodres diteen e djeshme. "I dyshuari u gjet me pistoleten ne brez si dhe nje kreher te vendosur gati per qitje, me tete fisheke", tha policia. Ndaj tij eshte ngritur akuza e "armembajtjes pa leje", ndersa po vazhdojne hetimet.
R. Ll
R. Ll