E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngërçi, Italia dhe Greqia, negociata me Berishën dhe Ramën

Situata politike në Shqipëri dhe ndikimi që ka ajo në ecurinë e procesit integrues ka impenjuar edhe diplomacitë e dy vendeve fqinje, Italisë dhe Greqisë. Shefat e ministrive të jashtme të këtyre dy vendeve, ai italian, Franco Frattini dhe ai grek, Stavros Lambrinidis do të jenë sot në Tiranë, ku do të angazhohen në një mision pajtues të politikës shqiptare për të punuar së bashku për procesin e integrimit. Të dy zyrtarët e lartë të dy vendeve fqinje do të vizitojnë sot Tiranën, ku siç bënë të ditur vet Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë, për të inkurajuar aktorët politikë shqiptarë, të punojnë së bashku për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Për këtë qëllim, ministri Frattini dhe Lambrinidis do të takohen me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare, ku në fokus do të jenë pikërisht nevoja për të bashkëpunuar për procesin integrues. Fillimisht, të dy ministrat e Jashtëm do të takojnë homologun e tyre shqiptar, Edmond Haxhinasto, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Më pas ata do të jenë të pranishëm në kryeministri, ku do të takohen me kreun e ekzekutivit, Sali Berisha. Ndërkohë që, vetëm 45 minuta më pas është programuar një takim dhe me kreun e opozitës, Edi Rama, takim ky, që do të zhvillohet në zyrat e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Axhendën e takimeve, ata do ta mbyllin me një takim në presidencë me kreun e shtetit, Bamir Topi, ndërkohë që në fund të gjithë këtyre takimeve

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›