E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, rregullore të re për Kuvendin

Në kuadër të kursit të ri politik socialistët kanë shtruar si domodoshmëri, që kjo gjë të funksionojë edhe në Kuvend, duhet edhe miratimi i një rregulloreje të re të këtij institucioni. Kryetarja e Komisionit parlamentar të Integrimit, Ermelinda Meksi duke folur lidhur me nevojat e një sërë reformash, që do të ndihmonin procesin integrues, bën të ditur se për këtë është e nevojshme dhe një reformë parlamentare, që duhet të nisë nga ndryshimi i rregullores së Kuvendit. Për këtë qëllim, ajo bën të ditur se Partia Socialiste është duke hartuar një projektrregullore të re të këtij isntitucioni, e cila do ti paraqitet mazhorancës për miratim. “Opozita po punon për të prezantuar një draft alternativë për rregulloren parlamentare, e cila synon të adresojë me prioritet çështjet integruese, duke patur një frymë gjithëpërfshirje, por duke kërkuar edhe një transparencë të buxhetit dhe në mënyrë të vecantë, shpenzimet buxhetore”, - u shpreh Meksi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›