Ngërcit politik LSI: Vlerësojmë reflektimin e PS
TIRANË- "LSI përshëndet çdo iniciativë, e cila është në favor të krijimit të kushteve për bashkëpunim dhe kontributeve pozitive për zgjidhjen e problematikës së krijuar pas zgjedhjeve të vitit të kaluar", deklaroi sot nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho.
Në një konferencë për shtyp, Xhixho e konsideroi si shenjë pozitive qëndrimin e PS-së, të shpehur nga Sekretari i Përgjithshëm i saj, Gramoz Ruçi, për t’iu drejtuar Komisionit të Venecias për të vendosur në lidhje me qëndrimin që duhet mbajtur ndaj fletëve të votimit dhe për t'i çelur rrugë Komisionit Hetimor Parlamentar.
"Për LSI-në, që vazhdimisht dhe me këmbëngulje ka bërë thirrje për zbatimin e Rezolutës së PE-së, asnjëherë nuk është vonë që palët të reflektojnë pozitivisht dhe në sensin e duhur për të lënë mënjanë interesat partiake, e për të vënë mbi to interesat evropiane të vendit", deklaroi Xhixho.
Sipas saj ka ardhur koha që të hiqet dorë nga inflacioni i deklaratave dhe demagogjia dhe të kalohet në veprime konkrete dhe aksione politike e ligjore që të garantojnë një reformë zgjedhore të standardeve evropiane.
Ajo nënvizoi se "koha e humbur për shkak të qëndrimeve refraktare dhe inatçore duhet të shërbejë që palët të përshpejtojnë ritmet e angazhimit konkret dhe të kontributeve reale për kapërcimin e gjendjes së krijuar".
Duke shprhur besimin se qëndrimi më i fundit i PS-së do të jetë fillimi i një procesi bashkëpunues, nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, ftoi lidershipin socialist të bëhet pjesë e procesit të reformave europianizuese të vendit.
"Vetëm bashkëpunimi dhe respekti ndaj institucioneve legjitime të vendit, kontributet pozitive dhe alternativat konkurruese, janë ato që pret vendi në këtë kohë sfidash të mëdha", përfundoi ajo.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera PS, Ruci: Kriza, ja formula për zgjidhje, përndryshe protesta