E Diel, 1 Nëntor 2026

Paris Hilton në pranga, ju kap me kokainë

TIRANE-Sërish probleme droge për trashëgimtaren e famshme të hoteleve “Hilton”.
Paris ështe arrestuar ne Las Vegas për mbajtje kokaine. Hilton u ndalua nga policia ndersa ndodhej në makinen e saj bashke me një mik, i cili drejtonte automjetin. Policia kishte vene re tymin qe dilte nga pjesa e siperme e makines dhe duke menduar se bëhej fjale për marijuana, ndaloi automjetin.

Por, gjatë kontrollit, u gjet një substancë, të cilën e mbante vetë Paris Hilton dhe që rezultoi se ishte kokainë. Pikërisht në ato momente, policet i vunë prangat trashigimtares së famshme të hoteleve Hilton, e cila tashme ka ndertuar nje karriere, si aktore dhe stiliste.
Por për Paris Hilton, kjo nuk është hera e parë që perfundon ne telashe me ligjin. Ne 2 korrik, gjate boterorit ne Afriken e Jugut, ajo u arrestua dhe u lirua disa ore me pas, pasi kishte tymosur droge, ndersa kishte ndjekur ndeshme Brazil –Hollande ne Port Elizabeth. Ndersa ne 2007-en, Hilton u denua nga nje gjykates ne Nju Jork me 45 dite burg per drejtim automjeti ne gjendje te dehur dhe pa patente. Por pas nje apeli, vendimi u reduktua ne 23 dite.

(d.b/TVNews24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›