E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nget veturën 10 kilometra i alivanosur, nuk godet askënd

Një shofer 48-vjeçar nga Çekia ka vozitur në gjendje të alivanosur plot 10 kilometra kamionin e tij në Gjermani, në rrugë për në Mannheim, dhe për fat të madh askujt asgjë në atë rrugë nuk i ka ndodhur, njoftojnë mediumet çeke.

Shoferi çek befas ka pësuar një atak dhe është alivanosur, ndërsa kamioni i rëndë 40 tonë ka goditur rrethojën që ndan dy kahet e autostradës dhe pastaj për 10 kilometra ka bërë lakime herë në njërën e herë në anën tjetër, derisa policia nuk ia doli ta ndalë.

Shoferi çek është transportuar për në spital, ku mjekët po luftojnë për t’ia shpëtuar jetën.

Për arsye të mbeturinave nga copët e këputura të kamionit, policia gjermane ka mbyllur përkohësisht dy shirita të autostradës në rrugën për Mannheim.

Policët gjermanë thanë se është çudi e vërtetë se si asnjë automjet tjetër në rrugë nuk e ka pësuar nga kjo vozitje e gjatë e kamionit pa kontroll./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›