E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjallet ekonomia globale

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik paralajmëron rritje të ndjeshme ekonomike për mbarë botën. Kjo, sipas kësaj organizate, do të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas parashikimeve të tyre, në Amerikë e Britani kjo rritje pritet të shkojë në 1.9 për qind më 2010, krahasuar me 0.7 për qind që është aktualisht. Por, organizata thekson se vendet e zhvilluara nuk duhet të presin që ngritja ekonomike të ndodhë në mënyrë të shpejtë.

Edhe drejtuesit e Komisionit Evropian kanë deklaruar se thuajse krejt vendet e Evropës do të dalin sivjet me rritje të vogël ekonomike dhe më të madhe në vitin 2010. Me këtë ata kanë menduar se kriza globale mori fund.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›