Ilaçi i Mirosalës

Para tri vjetësh, Berisha Compani, ka hapur një bunar për nevojat e veta, përkatësisht për pastrimin e zallit. Punëtorët e kompanisë kanë nisur ta përdorin për pije ujin nga burimi me thellësi 150 metra. Cilësinë e ujit në fillim e kanë vërejtur nëpërmjet çajit të rusit. Pastaj disa nga punëtorët kanë vërejtur se uji ka cilësi shëruese. Shpejt është përhapur ky lajm dhe kanë nisur njerëzit të vijnë nga anë të ndryshme të Kosovës, madje edhe nga Maqedonia e Serbia Lindore.
Nga turmat e mëdha të njerëzve na u vështirësua puna. Zor e kishim ta përdornim ujin për nevojat e kompanisë, sepse njerëzit krijonin radhë të gjatë. Kjo na bëri të mendojmë për një projekt lidhur me përpunimin e ujit dhe nisëm investimet për ndërtimin e fabrikës, thotë njëri nga pronarët e kompanisë Miros, Daut Sadriu. Ai tregon se analizat e ujit të bëra në Itali dhe dëshmia për cilësinë e lartë të ujit ka bërë që investimi i tyre të jetë shumë serioz. Në fabrikën për përpunimin e ujit Miros, veç kanë filluar të mbushen shishet e para dhe të bëhen gati për treg. Në të janë angazhuar 22 punëtorë.
Nënkryetari i fshatit Mirosalë, Hysni Bytyçi, i cili edhe vetë shfrytëzon për terapi ujin nga ky burim i veçantë, thotë për Express se përnjëmend është ujë ilaç. Ai tregon se ka pasur probleme me lukth, por që kur ka nisur ta pijë këtë ujë, më nuk i ka ato probleme. Nuk mundem pa këtë ujë. Pa të edhe ushqimi nuk më hahet, thotë ai. Hysniu tregon se si ditëve të vikendit, përkatësisht të shtunave dhe të dielave, bëhen radhët e gjata te ky burim. Ditëve të vikendit vijnë njerëz nga anë të ndryshme të Kosovës. Radhët janë aq të gjata sa duhet pritur me orë të tëra, thotë Bytyçi.
Plaku Ibush Berisha kujton kohën kur fshati i Humzës kishte ujin më të papërdorshëm në komunën e Ferizajt. Pas zbulimit të këtij burimi, edhe fshatarët janë angazhuar dhe kanë bërë ujësjellësin me një burim krejt afër këtij ku del uji ilaç. Tash me ujësjellës po pimë ilaçe dhe po na bëjnë mirë, thotë plaku Ibush Berisha, duke kujtuar se si lagjet e këtij fshati kanë bartur ujë në shpinë nga krojet natyrale të shpërndara nëpër lagjet e fshatit.
Sipas punëtorëve të Berisha Compani, të cilët gjatë punës së tyre kanë gjetur edhe gypa prej bote, si dëshmi se dikur në këtë fshat ka ekzistuar edhe ujësjellësi, del se Mirosala po i kthehet një civilizimi të hershëm, mbetjet e të cilit janë të dukshme në këtë fshat, i cili gjendet jo më larg se 10 kilometra nga qyteti i Ferizajt.