E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjarja makaber e 26 shkurti te vitit 1951

“26 shkurti i vitit 1951 është një ditë e zezë në historinë tonë, ku u ekzekutuan 22 intelektualë mes të cilëve dhe një grua. Kjo është një nder aktet më makabër në historinë e diktaturës së komunizimit por edhe e të gjithë vendit”. Një qëndrim i tillë erdhi nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila  reagoi sot në përkujtim të ngjarjes tragjike të 26 shkurti i vitit 1951.
Në vlerësimin e kryeparlamentares Topalli kjo ditë duhet të jetë një ditë kujtese dhe reflektimi për shoqërinë, politikën, median, për të gjithë, pasi është edhe një ditë akuze,por edhe një ditë ftese për të kërkuar të falur.
“Ishte një ditë e dhimbshme për familjarët dhe shoqerinë, ditë në të cilën u pushkatuan dhe pastaj u thirrën gjykatës për të nënshkruar vendimin. Në këtë 100 vjetor të Pavarësisë si shoqëri kemi detyrë të përkujtojmë ata që deshën këtë vend dhe që dashurinë e tyre e paguan me plumba. Çdo vit 26 shkurti përveçse është një ditë kujtese është momenti që gjithkush të gjejë kurajon për të kërkuar të falur”, vuri në dukje Topalli.
Ashtu si dhe vitin e kaluar, javën e ardhshme Kuvendi do të organizojë një seancë të posaçme për të përkujtuar këtë akt kriminal të pushkatimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›