E Shtunë, 31 Tetor 2026

mimi i naftes arrin rekord

Çmimi i karburanteve ka pësuar sërish rritje në tregun tonë, duke shënuar një rekord të ri historik. Në disa pika të shitjes me pakicë të karburanteve në kryeqytet, nafta ka arritur në 189 lekë për litër. Çmimi i karburanteve është rritur kështu me rreth 4 lekë për litër. Importuesit tregojnë se kjo rritje po ndodh për shkak të situatës në rajon dhe rritja e çmimit në tregjet vendase është e pashmangshme.

Situata gjeopolitike ka trazuar tregjet energjetike, ku ekspertët mendojnë se rritja e shanseve për koflikt ushtarak mes Iranit dhe Perëndimit do të çrregullojë furnizimin botëror me naftë. Për pasojë, nafta brenda Londrës arriti në fund të kësaj javë 123 dollarë, ndërsa nafta amerikane u rrit me 107 dollarë për fuçi, që shënojnë rekorde shumë të larta të çmimit të arit të zi. Por, sipas analistëve, një tjetër faktor që ka ndikuar është edhe forcimi i dollarit, monedhë kundrejt të cilës bëhet blerja e naftës.

Në tregun tonë valuator dollari është luhatur gjatë kësaj jave në kuotat e 104 deri në 106 lekë. Ndërkaq, monedha europiane, i rikthehet niveleve të larta të kuotimit në tregun tonë valutor. Monedha e përbashkët europiane është forcuar vazhdimisht gjatë ditëve të fundit, duke arritur se fundmi vlerën e 140 lekëve.

 Kambistët shpjegojnë se forcimi i euros është pasojë jo vetëm e ecurisë së bursave, ku në këto të fundit monedha europiane shkëmbehet me 1 dollar e 32 cent, por edhe e mungesës së valutës në treg. Kjo për shkak të rënies së dëgesave të emigrantëve dhe investimeve të huaja.

  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›