Berisha: Vlora një nga epiqendrat më të fuqishme në vend
"Vlora do të shndërrohet në një nga epiqendrat e fuqishme të vendit dhe të rajonit, nëpërmjet zhvillimit tërësor turistik dhe industrial", tha dje, Kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi me biznesmenë vlonjatë të organizuar në Llogara, nga Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Dhoma e Tregtisë, Vlorë.
Kryeministri Berisha falënderoi biznesmenët e Vlorës për kontributin që japin jo vetëm për zhvillimin e Vlorës, por të vendit në tërësi. "Me punën dhe investimet tuaja, me politikat e drejta, koncesionet e mëdha për portin dhe në fushën e energjisë dhe potencialin e jashtëzakonshëm turistik, Vlora do të shndërrohet në një nga epiqendrat e fuqishme të vendit dhe të rajonit", tha Kryeministri Berisha.
Kryeministri theksoi se falë biznesit dhe politikave të drejta ekonomike, Shqipëria ia doli të shënojë ritme të mëdha zhvillimi në kohën më të vështirë për ekonominë europiane dhe botërore. Kjo sipas tij, mbështetet edhe nga studimet dhe raportet e analistëve ndërkombëtarë për ekonominë.
Duke cituar raportin e Drejtorisë së Përgjithshme për Ekonominë dhe Financat të Komisionit Europian se rritja ekonomike e Shqipërisë është rritje e bazuar në investimet, Kryeministri theksoi se nëpërmjet investimeve të mëdha, qeveria është përpjekur të lehtësojë klimën dhe kushtet e biznesit.
Kryeministri theksoi se "vetëm në qarkun e Vlorës, nga viti 2006 e deri më sot, janë në përfundim 670 milion euro investime". Ai garantoi se qeveria do të kompletojë me përparësi infrastrukturën rrugore të vendit dhe gjatë tre viteve të ardhshme do të jenë hapur të gjitha arteriet e mëdha rrugore të vendit.
Kryeministri u ndal në disa nga reformat më të fundit të ndërmarra në mbështetje të biznesit dhe investimeve, ku veçoi transformimin rrënjësor të Albinvest në një Agjenci të Investimeve që funksionin thuajse me parimin "one stop shop" dhe reformën e inspektorateve që do konkretizohet së shpejti me reduktimin nga 36 në 11 të numrit të tyre dhe vendosjen e e-inspektimit.
Duke garantuar mbështetjen e plotë të qeverisë ndaj biznesit, Kryeministri siguroi se qeveria do të konsolidojë më tej politikën e taksave të ulëta, si mënyra më e mirë për mbështetjen dhe zhvillimin e biznesit dhe rritjen e punësimit. "Në kohën kur është vendosur ulja e taksave nuk kam menduar kurrë se do të arrihet të dyfishohen të ardhurat. Faktikisht, sivjet nga doganat dhe tatimet kemi 4 përqind më shumë se dyfishi i të ardhurave të vitit 2004", tha Kryeministri Berisha.
Më pas, përfaqësues të disa kompanive dhe firmave të biznesit i paraqitën Kryeministrit disa nga projektet më të mëdha të zhvillimit për këtë zonë në fushën e turizmit, industrisë, agrobiznesit dhe akuakulturës. Berisha u njoh me projektin për ndërtimin e parkut industrial, nismë e një grupi biznesmenësh të Vlorës, ndërtimin e hidrocentralit të SASAJ-t në Lukovë me fuqi të instaluar prej 8.6. megavat, për të cilën përfaqësuesi i kompanisë informoi se është në fazën përfundimtare, si dhe me projektin për ndërtimin e një rezorti turistik në Llogora në një sipërfaqe prej 270 hektarë.
Ndërsa përfaqësuesit e firmës ORATA në akuakulturë e informuan Kryeministrin se pasi kishin arritur të zëvendësonin importet e disa varieteteve të peshkut në tregun vendas, synonin të eksportonin në tregun europian.
Për sa i përket trafikut të rënduar në qytetin e Vlorës gjatë sezonit turistik, Kryeministri tha se është përfunduar projekti dhe vitin e ardhshëm fillon ndërtimi i by-pass-it të Vlorës, që do ta drejtojë trafikun veror drejt bregu, duke lehtësuar në këtë mënyrë trafikun në qytetin e Vlorës. Ai theksoi se "qeveria do të mbështesë edhe projektin e unazës së qytetit".