Tiranë, nga sotparkim me pagesënë sheshet kryesore
TIRANE- Që prej ditës së sotme parkimi në zonën e qendrës së kryeqytetit kushton më shtrenjtë. Me projektin e ri pilot të Bashkisë së Tiranës, I cili fillon që sot më 15 gusht, nëse do parkosh në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" do duhet të paguash 100 lekë për çdo orë që do të rri automjeti i parkuar. Në të kundër Policia bashkiake do të marri masa ndëshkuese, si vendoja e bllokuesit të rrotës apo deri në largimin e makinës me karrotrec.
Bashkia ndërmorri projektin pilot për administrimin e ri të sistemit të parkimit me pagesë. Projekti do të përfshije disa akse rrugore të kryeqytetit dhe synon të lehtësimin e trafikut të rënduar, për shkak edhe të punimeve në sheshin "Skënderbej".
ZONAT ME PARKIM ME PAGESE
Konkretisht, zonat ku do të aplikohet projekti pilot i parkimit publik me pagesë do të jenë Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", duke filluar nga kryqëzimi mes dy Ministrive, deri tek Ura e Madhe e "Dajtit", Bulevardi "Gjergj Fishta", nga Ura e madhe e "Dajtit", deri tek Ura "Dëshmorët e 4 Shkurtit" dhe që nga kryqëzimi i rrugës "Myslym Shyri" me rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit", deri tek Ura e Re e Bllokut. Gjithashtu, zona tjetër është zona përpara stadiumit "Qemal Stafa", që është sheshi "Italia", me të gjithë rrethimet e tij, si nga krahu lindor, krahu verior dhe nga krahu perëndimor.
BILETAT
Bashkia e Tiranës do të vendosë kioska ku mund të blihen biletat e parkimit. Biletat do të jenë 1-orëshe, 2-orëshe dhe 3-orëshe dhe do të kenë të gjithë elementët e sigurisë është e ndërtuar në mënyrë të thjeshtë dhe është lehtësisht e përdorueshme nga çdo qytetar. Ajo vendoset në një vend të dukshëm, në pjesën e brendshme të xhamit të makinës, për të qenë lehtësisht e identifikueshme nga kontrollorët. Do të jenë strukturat e Policisë Bashkiake, ato që do të bëjnë kontrollin dhe do të marrin masat përkatëse administrative. Për kundravajtësit e sistemit do të aplikohen sanksionet e parashikuara në Kodin Rrugor, sanksione të cilat arrijnë deri në heqjen e mjetit me karrotrec.
(s.g/BalkanWeb)