E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjarja në HimarëLSI: Fajtorët, paradrejtësisë

TIRANë- LSI e cilësoi sot vrasjen e 35 vjeçarit Aristotel Guma, në Himarë, një incident kriminal të dënueshëm

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, në një konferencë për shtyp, ftoi banorët e qytetit të Himarës dhe gjithë komunitetin atje, të bashkëpunojnë më autoritetet e zbatimit të ligjit për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe ndëshkimin e personave që rezultojnë fajtorë.

"Ftoj të gjithë banorët e Himarës, të bashkëpunojnë me institucionet e zbatimit të ligjit, jo vetëm për zbardhjen sa më parë të së vërtetës, por edhe për të bërë të mundur që të implikuarit në këtë akt kriminal, që rezultojnë fajtorë, të vihen para drejtësisë dhe të ndëshkohen rreptësisht të gjithë ata që kryejnë akte të tillë", nënvizoi Rama.

Duke ftuar specialistët e policisë të operojnë me ritmet e duhura dhe sa më shpejt për informimin e publikut mbi këtë ngjarje, Rama kërkoi që organet e rendit të ndjekin me rigorozitet rrugën ligjore për ndëshkimin maksimal të fajtorëve.

Në emër të LSI-së, Rama u shprehu ngushëllimet më të thella familjarëve dhe gjithë të afërmve të të ndjerit, duke ofruar solidaritetin e nëvojshëm për familjen Guma, për përballimin e këtyre momenteve të dhimbshme për humbjen e djalit të saj.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›