E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurodeputeti Fyle në Tiranë, përfundon takimin me Ramën

TIRANË - Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle zhvillon të enjten një vizitë zyrtare në Tiranë, e shoqëruar kjo me një axhendë të ngjeshur takimesh me autoritetet më të larta të shtetit.

Programi i vizitës së tij parashikon në orën 12:40 takim me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, me kryeministrin Sali Berisha në ora 9:30, Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto (ora 10:00-12:40), kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli (ora 10:50-11:00) , si dhe me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama (ora 8:15).

Axhenda e takimeve do të nisë në orët e paradites, ndërkohë që pas takimit me kryeministrin Berisha komisioneri Fyle do të dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp. Bëhet e ditur se Fyle do të jetë i pranishëm edhe në seancën e radhës së Kuvendit, ku pritet t’i drejtohet deputetëve me një fjalë përshëndetëse rreth orës 11:00´-11:30.

FYLE TAKON RAMËN
ORA 08-15 Eurodeputeti Stefan fyle nisi takimin e tij zyrtar në selinë rozë, ku u prit nga kreu i opozitës Edi Rama. Takimi Fyle-Rama ka përfunduar në orën 9:15 minuta. Kryesocialisti ka përcjellë pas takimit personalisht zotin Fyle jashtë ambienteve të selisë rozë, ndërkohë që nuk kanë dhënë një prononcim për mediat. 

LAJMI VIJON 
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera 2012 është viti i mundësive evropiane për Shqipërinë Fyle në Tiranë, invalidët protestë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›