E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhen emrat e 5 të akuzuarve për vrasjen në Smilkovc

SHKUP- Ministria e Puënve të Brendshme të Maqedonisë ka bërë publike emrat dhe fotot e pesë personave të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë të Shkupit. Të akuzuar janë: Halil Demiri 27-vjec nga Haraçina dhe vëllezërit Afrim Ismailovic 32-vjec dhe Agim Ismailovic 33-vjec nga Hasanbegi. 

Fejzi Aziri 54-vjec dhe Rami Sejdiu 24-vjec akuzohen se anë ndihmuar autorët e krimit. Ndërkohë, që Afrim Ismailovic dhe Halil Demiri janë në arrati, raporton INA. 

Ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska deklaroi sot se këto persona janë anëtarë të grupit kriminal që kanë kryer vrasjen. Sipas versionit të Ministrisë, tre vrasësit më 12 prill rreth orës 20.00 në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit kanë kryer vrasjen e pesëfishtë me anë dy pushkë automatike dhe një pistoletë dhe se më pas kanë ikur në drejtim të një lokacioni tjetër me makinën “Opel Omega”, që më pas ilegalisht kanë kaluar kufirin drejt Kosovës.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›