Ngjarje qe nuk perbejne rregullin Nga Edi Rama
Per shume njerez qe i jane kushtuar me jeten e tyre politikes Abraham Linkolni mbetet nje hero, nje frymezim, nje lider i madh dhe padyshim roli i tij ne dhenien fund te skllaverise, ne mbajtjen bashke te SHBA, ne atmosferen e frikshme te luftes civile, ne mbajtjen bashke te nje skuadre te veshtire rivalesh qe u bashkuan per ta mbeshtetur, e bene presidencen e tij mbase me te kremtuaren dhe me te famshmen e te gjitha koherave. Por, sot une dua te sjell ketu anen tjeter te Linkolnit. Ate qe lidhet me fjaline e tij, ndoshta me te famshme: “Gjithcka une jam apo shpresoj te jem ia kam borxh engjellit tim, nenes sime”. Sigurisht, qe une nuk jam Abraham Linkolni, emri i te cilit ben jehone ne histori si emri i njerit prej lidereve me te medhenj qe bota ka njohur ne te gjitha koherat, por jehona e fjaleve te tij per nenen prek cdo pjese te zemres sime dhe pa asnje dyshim do te thosha pike per pike te njejten gje per nenen time. Une nuk jam as Xhorxh Uashingtoni, nuk diskutohet, por doja te sillja ketu fjalet e tij per te emen, edhe pse Xhorxh Uashingtoni, ne fakt, dinte qe atehere dy – tre gjera per Rilindjen: “Nena ime ishte gruaja me e bukur qe une kam pare. Gjithcka une jam ja kam borxh nenes sime. Asaj i dedikoj suksesin tim ne jete, moralin, intelektin. Edukimin moral, intelektual dhe fizik i mora prej saj”. Edhe kjo sigurisht ben jehone ne cdo germe, ne zemren time.
Eshte privilegj qe une kam mundesine sot te them fjalet e mia per nenen time dhe te ndihem me shume fat qe ajo eshte ende prane meje, eshte ende mes nesh. Dhe cfare dua te them nuk eshte pervec saj, por per te, sot kur ne te gjithe ketu kremtojme dhe nderojme rolin qe nenat luajne jo vetem ne jeten tone, por dhe ne shoqerine tone. Mam, une dua te them qe pa ju, pa ty, te “ju”-ja me rrembeu imazhi yt me gjysmen tende me te mire, qe sot nuk jeton me, une nuk jam asgje. Ti me bere, ti me ushqeve, ti me rrite, duke me veshur, duke me cuar ne shkolle, duke me qendruar prane, duke u kujdesur per mua, duke e vene veten tende gjithmone ne dispozicionin tim dhe veten time gjithmone perpara vetes tende. Duke me dhene doren qe te ngrihem kur jam rrezuar, duke me shkulur veshin kur e kam pasur keq, duke me levduar kur e kam pasur mire, duke bere qe une te dalloj se cfare ndan te keqen nga e mira, duke me dhene dashurine tende, vlerat e tua, duke me bere njeriun qe une jam. Pa ty une nuk do isha dot as ky qe jam dhe as ketu ku jam. Nga thellesia e zemres sime do te doja sot te te thosha qe nese e perfytyroj veten time nje dite ne sherbim te gjithe njerezve te ketij vendit, do te doja qe sherbimi im te kishte vlerat me te cilat ti me ke rritur dhe vlerat qe une tek ty i gjej te misheruara ne cdo fjale, ne cdo sjellje, ne cdo moment te veshtire, por dhe ne cdo moment te bukur.
Ne nuk jetojme ne nje bote perfekte, ne jetojme ne nje bote qe duam ta permiresojme dita dites. Ne perpjekjen tone, ne rrugetimin tone, ne gjejme perballe edhe ngjarje te nje brutaliteti dhe te nje shperfilljeje te pashoqe qe prekin nena, prekin gra, prekin vajza. Por, megjithate keto mbeten raste qe nuk perbejne rregullin. Rregulli mbetet po ai; Pa nenat ne nuk do ishim as ketu ku jemi dhe as keta qe jemi. Te mesuarit nga nenat tona eshte forma me e larte e mesimmarrjes qe tejkalon cdo shkolle, cdo universitet, cdo eksperience ne jete. Ashtu sikunder falja e nenave tona per ne, ne momentet kur gabojme, ne momentet kur e teprojme, ne momentet kur harrojme mesimet e tyre eshte forma me e larte e faljes ne kete pjese te jetes tokesore, qe na ka rene ta kalojme fale atyre qe na kane sjelle ne jete.
* Nga fjala e mbajtur dje ne kremtimin e Dites se Nenes