E Diel, 1 Nëntor 2026

Roberto Caparrotta, italiani i shqiptarizuar qe aspiron te behet deputet Eljona Ballhysa

Nese do ta takonit, nuk do ta besonit qe ai eshte italian, per shkak se ka nje patriotizem shqiptar shume te theksuar, aq sa per 100 vjetorin e pavaresise, Roberto ka bere tatuazh nje shqiponje dykrenore, simbolin tone kombetar. Ai vjen nga La Meza Eterna, nje qytet i bukur ne jug te Italise, por qe prej vitit 1994 jeton ne Shqiperi, duke e cilesuar veten nje biznesmen te suksesshem. Roberto Caparrotta ka vetem pak dite qe ka marre nenshtetesine shqiptare, me dekret te firmosur nga Presidenti i Republikes. Ai flet rrjedhshem shqip, ndersa thote se i duhet vetem nje kurs intensiv per ta mesuar 100% shqipen. Roberto e ndjen veten me shume shqiptar se sa italian, ndersa thote se me Shqiperine ka rene ne dashuri dhe se do te vazhdoje te jetoje pergjithnje ketu. Madje ai ka dhe projekte afatgjata, pasi shprehet optimist se nje dite do ta shohe veten deputet ne Kuvendin e Shqiperise, duke qene keshtu italiani i pare i shqiptarizuar qe behet deputet ne vendin tone.

Kur keni ardhur ne Shqiperi per here te pare dhe cila ishte arsyeja?

Kam ardhur ne Shqiperi ne vitin 1994, per arsye biznesi. Kam ardhur si investitor ne Shqiperi. Kisha nje firme ne Itali dhe mendova se Shqiperia kishte kushte me te mira per te zhvilluar biznesin tim dhe keshtu kam vendosur te investoj ne Shqiperi.

Kjo eshte arsyeja qe jetoni prej gati 20 vjetesh ne Shqiperi?

Jo vetem kjo. Normalisht pas kaq shume vitesh, tani jam ambientuar shume mire me Shqiperine, Shqiperia me ka hyre ne zemer. Kisha mundesi te levizja nga ketu. Por kam vendosur te jetoj ne Shqiperi sepse me pelqen te jetoj ketu. Me pelqen respekti qe kane njerezit per mua. Une kam vite qe jetoj ne Shqiperi dhe tani e shikoj si ju. Ka shume gjera pozitive por edhe problematike. Une e kam pare shume Tiranen, e kam pare duke u rritur dite per dite dhe kjo ka qene stimulim per mua, e kam pare si nje femije te vogel qe rritet. Dhe eshte si puna e nje njeriu kur bie ne dashuri, keshtu eshte edhe marredhenia ime me Shqiperine. Eshte dicka e brendshme qe eshte veshtire ta shpjegosh.

Cfare te pelqen me shume ketu?

Kam shume shoke shqiptare te cilet me respektojne shume, jane ne dispozicion kur kam ndonje problem. Me ka hyre ne zemer dhe e ndjej timen Shqiperine, tani edhe per Italine nuk kam aq shume interes sa c’kam per Shqiperine. Edhe muzika shqiptare me pelqen me shume tani, me shijon shume kenga “Xhamadani vija vija”, se sa kenget italiane. Madje kam bere dhe nje tatuazh ne shpatull, nje shqiponje me rastin e 100 vjetorit te pavaresise. Tani me ne fund mora dhe pasaporten shqiptare dhe jam shqiptar edhe me letra.

Me ke jeton ne Shqiperi, je i fejuar, i martuar? Si te duken femrat shqiptare?

Jam i fejuar, me Elvisen qe eshte shqiptare, korcare. Femrat shqiptare, nuk jane te gjitha njesoj. Si cdo vend ka vajza te mira, dhe me pak te mira. Por mendoj se po ta krahasoj me italianet, dine me mbajt familjet, mbajne pergjegjesi. Ne Itali jane me shume per vete. Kurse ketu akoma mendojne per familjet.

A ke udhetuar neper Shqiperi, ku te pelqen te shkosh dhe cfare ben ne kohen e lire, a te ofron Shqiperia vende interesante?

Kam udhetuar shume neper Shqiperi. Gjate muajve korrik-gusht shkoj shpejt ne Sarande, Dhermi. Sot kam shume pak kohe te lire. Kam biznes dhe nuk kam shume kohe te lire. Por palestra, kalceto, dalim edhe me shoqerine neper lokale. Ka shume vende per te kaluar kohen e lire, ka lokale plot te bukura.

Cfare informacioni kishe per Shqiperine para vitit 1994, para se te vije ketu dhe si e gjykon tani vendin tone?

Para vitit 1994 une kisha vetem nje informacion qe Shqiperia eshte vendi Evropian me i varfer qe ekziston dhe sot jam shume krenar qe Shqiperia eshte nje nga vendet me te mira ku mund te jetosh. OK edhe ketu ndodhin gjera te keqija po jane shume pak, jane minimale. Sot per shembull ne Itali duhet pasur kujdes ku parkon makinen, ku mban canten, se ta vjedhin. Ketu ndodhin me pak.

Cfare mendon per emigrantet shqiptare qe jetojne ne Itali?

Emigrantet shqiptare nuk i gjykoj dot sepse jetoj ketu me teper. Besoj se ne Itali me teper eshte mire per shkollat se jane me cilesore, por edhe ketu gjerat kane ndryshuar shume dhe jane zhvilluar edhe shkollat. Bejme nje llogari te thjeshte, Italia ka kaq shume vite qe eshte ne demokraci dhe ne kapitalizem edhe sot ka shume probleme, ndersa Shqiperia vetem ne 22 vjet dhe ka bere hapa gjigante. Deri tani eshte sukses i madh ky zhvillim.

Pra keni vendosur te vazhdoni te jetoni ne Shqiperi?

Perfundimisht une do te jetoj ne Shqiperi.

Cfare mendoni per traditat shqiptare, a ju duken te tepruara ca gjera?

Mendoj se edhe keto tradita qe keni po shkojne drejt ndryshimit. Ne Itali per shembull per dasma shkojme per te ngrene, pak per muziken, kurse ketu e keni me shume te muzika te kercimi. Mendoj se ka gjera qe duhet te ndryshojne edhe ketu, te pakten per ceremonite e varrimit. Ketu perjetohet shume me rende. Mendoj se duhet te ndryshojne keto drekat e vizitat dhe per familjaret kjo eshte shume e rende. Mendoj se eshte shume e rende per familjaret te rrine gjithe diten duke pritur njerez. Edhe ju, e di, qe doni t’i ndryshoni, por keni pak frike nga paragjykimi per t’i ndryshuar keto tradita.

Cfare projekti keni per te ardhmen ketu ne Shqiperi?

Projekti qe kam une eshte te vazhdoj te coj me tej biznesin time. Por pasioni im mbetet politika. Mendoj se ne te ardhmen do me shihni ne parlament, jo kete radhe por shume shpejt, ndoshta ne zgjedhjet e ardhshme.

Atehere do te jeni italiani i pare ne parlamentin shqiptare, por pse kjo deshire?

Italian?! Tani kam pasaporte shqiptare. Deshira eshte sepse kur erdha ketu ne Shqiperi ne vitin ‘94 dhe deri tani, jam habitur me zhvillimin qe ka pasur Shqiperia gjate ketyre viteve. Por me pelqen shume fakti se Partia Demokratike ka punuar shume mire per zhvillimin qe ka pesuar Shqiperia. Jane ndertuar shume rruge. Eshte hequr taksa prej 20 % qe ishte per tatim fitimin, tani eshte bere 10%, kjo eshte nje ndihme e madhe per ne. Por shqiptaret harrojne shume shpejt. Shume investitore te huaj kane interes te investojne ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›