Ngjarjet që tronditën Shqipërinë vitin që lamë pas
2011-a ishte një vit i vështirë për Shqipërinë. Nisi duke trashëguar tensionin e rënduar politik, i cili shpërtheu më 21 janar kur në bulevardin kryesor të Tranës, katër manifestues të opozitës mbetën të vrarë pas përplasjeve me policinë.
Publikimi i bisedës Meta prifti, kish qenë vetëm fitili që e ndezi një situatë të tillë. Zgjedhjet e 8 majit u shfaqën sërish me probleme. Në Tiranë kandidati demokrat Lulëzim Basha mori drejtimin e Bashkisë pas një procesi të gjatë e shumë të debatura. Të gjithë këta elemntë nuk bënë gjë tjetër vecse e penguan procesin e integrimit të Shqipërisë në strukturat e BE. Brukseli i refuzoi për herë të dytë statusin e vendit kandidat Shqipërisë. Vetëm në fund të vjeshtës shumica dhe opozita do të arrijnë një marrëveshje. Në 2012 mbetet për tu parë se sa jetëgjatë do të jetë kjo marrëveshje mes tyre.
VIDEO META-PRIFTI
Ekzistenca e videos e cila do te publikohej nga Top Channel mbrëmjen e 11 janarit kishte kohe qe peshperitej. E regjistruar nga vetë ish ministri i Ekonomisë në zyrën e tij, ajo do të përbënte një akuzë të fortë publike per zëvendëskryeministrin Ilir Meta që kish zënë po atë zyrë prej disa muajsh.
Në bisedë do të përmenden përqindje apo shifra për 700 mijë euro që sipas zotit Prifti i ishin ofruar në këmbim të nje licence hidrocentrali. Zoti Meta do të shfaqet të nesërmen i qeshur duke folur për shantazhe që kishin nisur me kohë ndaj tij. Lidhur me shifrat e përmendura në bisedë ai tha se ishte dëmi që i ishte krijuar kompanisë nga mohimi i licencës dhe se nuk shihte arsye për të dhënë dorëheqjen: Una do ta jap dorëheqjen, e kam premtuar, por më 28 qershor 2013, deklaroi ai.
Por në fakt nuk u desh të priten dy vjet, por vetëm dy ditë: Jap dorëheqjen nga detyrat qeveritare, tha zoti Meta nga selia e partisë së tij.
Reagimi do të jetë i fortë nga partia socialiste: Eshte e padrejtë të thuhet se në atë episod të neveritshëm pazarllëku ishte vetëm Ilir Meta. Sot mund të thuhet pa asnjë dyshim se aty ishte dhe Saliu dora vetë.
Por kryeministri në mbledhjen e qeverisë atë ditë nuk do e përmend fare cështjen, ndërsa reagimi do vijë nga selia e partisë ku kryetari socialist do të akuzohet për trukimin e videos. Zoti Berisha do të flasë vetëm të nesërmen: Një material i trukuar dhe i trukuar në mënyrë diletanteske deklaroi zoti Berisha.
Kryeministri do ti qëndrojë në krah zotit Meta. Ndërsa kryetari socialist do të shprehej se me situatën e krijuar ishin kushtet për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjidhjen e re politike që do tI hapë rrugë zgjedhjeve të reja.
Por kryeministri do të bëjë vetëm zëvendësime me njerëzit e Lsi pa I prekur postet e dhëna kësaj partie. Deklaratat dhe akuzat e ndërsjella do të vazhdojnë për disa ditë, por ato do të kulmojnë në sallën e parlamentit më 17 Janar.
Prokuroria ndërkohë nisi menjëherë hetimet. Më 11 shkurt do të kërkohet heqja e imunitetit për zotin Meta por edhe për deputetin Prifti, në kompjuterin personal të të cilit është gjendur edhe një video tjetër ku ai shihet të ndajë me ish zëvendësministrin Leonard Beqiraj një shumë prej 70 mijë eurosh.
Më 10 Maj dosja shkon në gjykatën e lartë. Ish zëvendëskryeministri Meta akuzohet për korrupsion aktiv dhe abuzim me detyrën. Për hetimet do angazhohen edhe dy ekspertë të huaj, sipas të cilëve video nuk është e manipuluar. Por ky vlerësim, pika e fortë e prokurorisë, do të rrëzohet në seancat e para të procesit I cili do të nisë në Korrik. Kjo përbën dhe kthesën e fortë të një procesi ku në lojë është dhe besueshmëria e bjerrur e Drejtësisë. Më 16 shtator caktohen tre ekspertë të rinj, shqiptarë, e kaluara profesionale e të cilëve, sipas shtypit, linte shumë për të dëshiruar. Ata do të deklarojnë se ka mundësi të mëdha ndërhyrjeje ne materialin video. Ndërsa përvec zotit Prifti, dëshmitarët e tjerë, biznesmenët e lidhur me cështjet për të cilat bisedohet në materialin video, do të mohojnë cdo variant ryshfeti apo ndarje përqindjesh.
21 JANARI
Publikimi I bisedës Meta Prifti, ishte vetëm shkëndija e cila në fillim të vitit bëri që të shpërthente atë situatë të majisur prej afër 1 viti e gjysëm tensioni politik, me protesta, bojkot e greva urie të opozitës. Asambleja socialiste thirri protestën e radhës më 21 janar. Një protestë e cila do të paraprihej nga deklarata të forta.
Smund ta pengojmë dot më popullin të marrë në dorë fatin e vet, deklaroi kryetari socialist Rama.
Cdokush që shkel ligjin do të përballet me forcën e ligjit, do shprehej nga ana tjetër Ministri I Brendshëm Lulzim Basha.
Rreth orës 14 protestuesit e parë mbërrijnë pranë kryeministrisë e rrethuar nga një mur disa radhësh forcash policie. Shumë shpejt qetësia do të prishet dhe situata do të rëndohet me përplasje mes palësh.
Policia për një moment tërhiqet, ndërsë në oborrin e kryeministrisë rreshtohet Garda dhe përdoren armët e zjarrit
Bilanci do të jetë tragjik 4 persona do të mbeten të vrarë, të tjerë do të plagosen nga plumbat, ndërsa me vonë sheshi do të zbrazet dhe policia nuk do të kursejë dorën e fortë.
Dhuna në shesh do të zëvendësohet nga ajo verbale mes përfaqësuesve politik
Institucionet e këtij vendi, kurrë, nuk ka bandë as banditë, nuk ka puc as pucist, që do të mund tI marrë ato, deklaroi në daljen e tij të pare publike kryeministri Berisha.
Pasi të nderojmë të vrarët në një demonstratë për lirinë dhe Drejtësinë e siguroj Saliu se do të na ketë përballë, u kundërpërgjigj zoti Rama.
Mbi të vrarët për disa orë do të ketë paqartësi. Të dhënat paraprake, të ekspertëve dhe mjekëve të reanimacionit është se ata janë qëlluar nga afër me armë të lehta, u shpreh kryeministri.
Por në mbrëmje vonë, pamjet e transmetuara nga Neës 24 I dhanë një kthesë zhvillimeve dhe nën akuzë direkte u vu Garda e republikes. Unë e akuzoj direkt Sali Berishën si orkestruesin politik të kësaj kasaphane. Por tani pas provave, fakteve e grupfakteve që sapo pamë e disponojmë nga kjo ditë tragjike, unë akuzoj Lulëzim Bashën si njeriun që duhet të përgjigjet përpara ligjit për shpërdroim detyre me pasojë vrasjen e tre njerëzve., u shpreh pak pas mesnatës kryetari socialist.
Ditët e mëpasshme do të shënohen nga një retorikë tejet e ashpër.
Mjeran mos guxo. Kaq të them, deklaroi zoti Berisha duke ju drejtuar kryetarit të opozitës.
Kryeministria u kthye në një llogore grykash zjarri duke nxjerr në pah plotësisht dorën kriminale të këtij rregjimi vrastar, u shpreh zoti Rama.
Në një grusht shteti mund të vriteshin tre, mund të vriteshin shumë më tepër, mund të mos vritje njeri. Nëse prek më institucionet do të jetë ai dhe vetëm ai kryebandiditi që do të marrë të gjithë koston e tyre. Askush tjetër, paralajmëroi kryeminisri në mbledhjen e qeverisë.
Retorika fashiste e Saliut ndaj opozitës nuk cudit askënd dhe nuk tremb as pulat në Vucidol, u kundërpërgjigj Rama.
Diplomacia ndërkombëtare do të vihet me urgjencë në lëvizje. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi europian do të koordinojnë veprimet duke dërguar disa herë në Tiranë përfaqësues të t