Ngjela: Ai që duhet të trembet nga heqja e imunitetit, është Berisha, pasi ka vjedhur dhe ka vrarë
Spartak Ngjela, kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi, shprehet se opozita nuk duhet te kete hezitime per heqjen e imunitetit, pasi ai qe duhet te kete frike, sipas Ngjeles, eshte Berisha.
“Imuniteti në Shqipërinë e këtyre 20 vjetëve të fundit, ka qenë imunitet që me Kushtetutë e me ligj, i është dhënë krimit. Atë e gëzon krimi. Prandaj ai duhet hequr menjëherë. Të gjitha lëkundjet, janë pasojë e metodave të liga që luan Saliu, në mënyrë të fshehtë ose me trembje politike. Ai që ka frikë më shumë nga kushdo tjetër për heqjen e imunitetit është Sali Berisha, sepse ai ka vrarë, ka vjedhur dhe ka uzurpuar pushtetin në mënyrë të paligjshme. Sokëllimat e tij, janë thirrje për tiu thënë atyre që ia kanë në dorë provat, se unë jam për heqjen e imunitetit, por nuk duan socialistët. Kurse socialistët, si pa mendim politik që janë, mendojnë se ai po bërtet kundër tyre. Domethënë do të godasë penalisht socialistët e pambrojtur. Po janë kaq naivë sa nuk e kuptojnë: asnjë opozitë nuk ka imunitet, sepse mazhoranca ta heq imunitetin në çdo moment që do dhe në të gjitha mënyrat. Por, ose janë viktimë e kërcënimit të Saliut, ose bashkëpunojnë për të mbajtur realisht një pushtet si ai që thashë unë: dy korporata që vjedhin popullin pavarësisht nga njëra-tjetra, por në bashkëpunim me njëra-tjetrën. Por nuk besoj se do tua lënë ndërkombëtarët që ta vijojnë këtë lojë. Imuniteti do të hiqet. Nëse nuk do ta heqin këta, duhet tua heqë populli“, shprehet Ngjela per Shekullin.