Rama ironizon deklaratat e Presidentit të Serbisë
Lideri i opozitës në Shqipëri, Edi Rama, ka ironizuar deklaratat e presidentit të ri të Serbisë, Nikoliç, i cili ka folur për rrezikun e një gjenocidi serb në Kosovë. Në një mesazh të tij Rama shkruan se marrëzia serbe është kthyer ne majën e pushtetit ne Beograd përmes Nikoliçit: “Serbet i kërcënon një genocid ne Kosove!”… Çfarë idiotësie!
Nikoliç është përfaqësues i nacionalizmit serb, i cili ka triumfuar në zgjedhjet e fundit në Serbi, kundër presidentit properëndimor. Ardhja e tij në pushtet ka përkeqësuar kredencialet perëndimore të Serbisë, dhe ka shtuar dyshimin për rikthimin e konfliktit në Ballkan.