E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, Spahiu sulmon Berishën dhe Jahjagën për patriotiëm sezonal

Kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu lëshoi deklarata të ashpra ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, nga Pogradeci, ku u zhvillua një takim konsultativ me operatorët turistik nga të gjitha trevat shqiptare. Zoti Berisha dhe Zonja Jahjaga u shfaqën në Londër në patriotizmin e tyre sezonal duke bërë tifozllik për sportistët që përfaqësojnë Shqipërinë në lojërat olimpike Londër 2012. Fatkeqësisht liderët e Shqipërisë dhe Kosovës bashkohen vetëm për sportin dhe artin në mënyrë sezonale dhe kur meritat i mbartin të tjerët, dhe ndahen në çështjet e ekonomisë, turizmit, privatizimeve, tenderimeve dhe pasurive kombëtare. Në çështje ekonomike dhe financiare të turizmit ata preferojnë të bashkohen me bizneset serbo-boshnjake apo dhe ato greke. Presidentja e Kosovës Jahjaga duhet të tërhiqet nga çdo lloj përpjekje për negociata me Serbinë për sa kohë në krye të shtetit serb kanë ardhur dy zëvendësit e Sllobodan Millosheviçit. Jahjaga dhe Kosova nuk duhet të ulen në tryezën e bisedimeve me Serbinë me Tomisllav Nikolic dhe Ivica Dacic sepse në radhë të parë Serbia duhet të njohë politikisht dhe juridikisht shtetin e pavarur të Kosovës dhe të largojë nga list-pagesat e qeverisë kriminelet e luftës. Ndërkohë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha nuk duhet të quajë mik shtetin sllovak që na rekomandon heqjen e imunitetit, kur Sllovakia është një nga pesë shtetet që nuk ka njohur Kosovën.

Me tej lideri i kuqezinjve Kreshnik Spahiu u ndal tek çështja e shqiptarëve të Maqedonisë duke theksuar me forcë se qeveria shqiptare duhet të kushtëzojë marrëdhëniet me Maqedoninë me forcën dhe atributet që i jep anëtarësia e një shteti anëtar i NATO-s, që qeveria maqedonase të respektojë në çdo detaj marrëveshjen e Ohrit.

Kjo marrëveshje duhet të jetë vija e kuqe e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Shqiptarët në Maqedoni janë komb shtet-formues dhe duhet të gëzojnë të drejtat e tyre si komb dhe jo si minoritet.

Në aktivitetin e Aleancës KuqeZi në qytetin e Pogradecit iu bashkuan lëvizjes kuqezi qindra anëtarë të rinj të cilët mendojnë dhe besojnë se AK është e vetmja rrugë për të ribërë Shqipërinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›