Ngjela: Do t'u propozoj aleateve nje date ultimatumi per kete kryeminister
Kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, deklaroi dje se do t'i propozoje aleateve opozitare vendosjen e nje ultimatumi per qeverine ne pergjigje te kerkesave te tyre. "Une shume shpejt keto dite do t'i propozoje politikes aktuale te opozites qe te caktoje nje date, e cila duhet te jete ultimatum per kete Kryeminister te papergjegjshem, te semure psikik, ne mbrojtje te jetes se 200 njerezve, te cilat do te hyjne ne histori per mbrojtjen realeve te vlerave te demokracise", u shpreh gjate protestes se djeshme te opozites, lideri i PLD. Sipas tij, eshte disi e rende kur mendon se sot ndodhemi ne nje pike e cila ka dy pole qe degradojne pothuajse njelloj. Ai tha se "eshte poli ekonomik, i cili po na con ne mjerim, dhe qe natyrisht po shkon ne mjerim sepse eshte veper direkte e ketij Kryeministri dhe nje qeverie kukull e cila nuk mund te quhet fare qeveri". "Por nga ana tjeter kemi nje sakrifice te 200 njerezve te cilet duan qe me sakrificen e tyre te vazhdojme thirrjen per shkaterrimin e kesaj gjendje dhe rikthimin e demokracise. Nuk ka me mundesi per te ndryshuar renien ekonomike te Shqiperise sepse pas 2 muajsh do te degjoni se nuk do te kete para per te paguar rrogat", u shpreh Ngjela. Ai tha se duhet ta ndryshojne kete gjendje duke flakur pertej kete qeverisje te rrenuar. Per te, vetem nje cinik, nje vjedhes, mund t'iu thote te varferve qe jeni te pasur. Sipas tij, ka ardhur koha te maten mire se ndeshkimi do te jete i madh. "Ne kemi dhene jetet tona per te qendruar nje gjendje e cila pas disa muajsh do te jete e pamundur te ndryshoje. Ne veshtrim te tubimit te madh te 30 prilli, e cila ju ka kallur daten, te lejojme te rrisim segmentin ne kete shesh, ku ai per ceshtje oresh te pergjigjet per ate qe ne kerkojme, voten e lire", tha aleati i ri opozitar.