Dule: Kjo tende e ngujimit do te shpetoje Shqiperine
Kryetari i Partise Bashkimit per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, deklaroi dje se ia vlen te sakrifikosh edhe shendetin, edhe jeten, kur behet fjale per vlera, per vlera qe aty mbeshtet njerezimi. Ne protesten e djeshme te socialisteve, aleati i Partise Socialiste, tha se tenda e grevisteve "eshte bere simbol, simbol i shpreses se cdo qytetari qe do lirine, te verteten dhe transparencen". "Kjo tende eshte bere simboli ogur zi i te gjithe atyre qe kane futur duart ne kutite e votimit. Po u themi se kjo tende do te shpetoje vendin. Kjo tende eshte flamuri i kauzes, kete flamur e ngulen ketu 200 mije shqiptare, ne kemi detyre qe ta mbrojme, qe ta lartesojme, qe ta ruajme", theksoi Dule. Ai shprehu bindjen se kjo histori ka nje fund dhe fundi eshte i afert. Sipas tij, "fundi eshte si medalje qe ka dy ane: Fitoren e demokracise dhe ndeshkimin e atyre qe penguan integrimin evropian. Ketu eshte shpresa jone, ketu eshte integrimi evropian".