E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti Av.Popullit e OSBE pajis Burgjet me kuti postare

Të burgosurit tashmë kanë mundësinë që ti drejtohen direkt Avokatit të Popullit për çdo ankesë që kanë në lidhje me trajtimin e tyre. Kështu është shprehur Avokati i Popullit Dobjani pas realizimit të projektit. 

TIRANE- Të burgosurit tashmë kanë mundësi ti drejtohen direkt Avokatit të Popullit, për çdo ankesë që ka lidhje me trajtimin e tyre. Kjo garantohet nga vendosia e një kutie postare nga institucioni i Avokatit të Popullit në ambiente të burgut të Vaqarrit. Gjatë inagurimit të projektit, ku ishte i pranishëm Ministri i Drejtësisë Alibeaj dhe Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Boch. Avokati i Popullit Dobjani e vlerësoi këtë projekt si një rëndësi që ndërrmerret në respektimin e të drejtave të të burgosurve.
“Gjithmonë do të ketë akuza dhe pretendimi nga insititucioni i Avokatit të Popullit për përmirësimin e gjendjes së të burgosurve në burgje dhe në insititucione të paraburgimit në Shqipëri, që gjërat të rregullohen”, u shpreh Dobjani.
Më tej ai shtoi se ”Institucionet duhet të marrin masa që gjendja e të burgosurve, paraburgosurve dhe të ndaluarve nëpër komisariatet e policisë të rregullohet dhe ata të gëzojnë të drejtat që u jep ligji, kushtetuta shqiptare dhe aktet ndërkombëtare”
Lidhur me projektin e vendosjes së kutive postare në burgje Dobjani tha se “të burgosurit kanë komunikuar edhe më parë me ne, me anë të letrave, por ne kishim dyshimin qe ato jo gjithmonë përfundonin tek ne. Ndaj dhe ne, me ane të këtij projekti i sigurojmë atyre privatësin e plotë”.
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Boch theksoi se “mënyra se si nje vend trajton personat me liri të kufizuar flet shumë për forcën e demokrracisë dhe instucioneve demokratike e atij vendi”.
Për këtë arsye ai tha se “do të bënte thirrje autoriteteve shqiptare të kenë një interes më aktiv për reformën në burgje dhe të drejtën e të burgosurve, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për të bërë rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre”, një qëllim të rëndësishëm për tu arritur nga shoqëria shqiptare. (a.r/news24/balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›