E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela: Nga janari protesta të mëdha

Ai theksoi se gjatë janarit opozita do të zhvillojë protesta deri në largimin e qeverisë.

“Kjo qeveria ka manipuluar zgjedhjet. Prova e saktë është ajo që thashë, mospranimi i formulës nga ky kryeministër i paligjshëm, për hapjen e materialeve zgjedhore. Të gjitha të tjerat janë lojë fjalësh, paranojë dhe mungesë e theksuar vullneti për ti dhënë shqiptarëve demokraci”, theksoi ai sot.

Sipas Ngjelës, ekonomia shqiptare është e rëndë dhe qeveria ka përgjegjësinë për këtë. “Përmbytje, varfëri, papunësi të gjitha këto të konverguara në një pikë tregojnë se kemi të bëjmë me një qeveri që drejtohet me paranojë dhe jo me arsye”, u shpreh ai./S.Ll/Start/

                                                                                             2010-12-27 15:47
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›