E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci”, dështon seanca e 14-të, maratona në 2011

29 persona po gjykohen në këtë proces, shumica ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërkohë që katër persona janë në qelitë e paraburgimit të akuzuar për tragjedinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 mars të vitit 2008 dhe që prej atëherë në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet gjyqi me qindra dëshmitarë dhe një ndër më të mëdhenjtë në historinë e drejtësisë shqiptare.

Seanca e sotme ashtu sikurse edhe herë të tjerë dështoi për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës.

Katër nga të akuzuarit, shtetasit Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Sokol Gjeçi dhe Dritan Minxolli, po mbahen në gjendje arresti prej 17 marsit 2008. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-27 17:51
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›