E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlora thyen akullin Gjika dhe Kollozi shpallen rivale per bashkine

Dy dite pas dekretit te Presidentit Bamir Topi per mbajtjen e zgjedhjeve lokale me 8 maj 2011 nisin te dalin edhe kandidatet e pare per bashkite e medha. Vlora duket se tashme i ka te parapercaktuar se cilet do te jene dy kandidatet potenciale per drejtimin e bashkise. Shpetim Gjika per PS-ne dhe Ardian Kollozi per PD-ne pritet te zhvillojne nje gare te forte mes tyre pasi tashme i kane parapercaktuar fatet e tyre duke shprehur hapur ambicien per te drejtuar bashkine e qytetit bregdetar te Vlores. Shpetim Gjika kerkon nje mandat te ri per te drejtuar Bashkine e Vlores ndersa deputeti i PD-se Ardian Kollozi shprehet i gatshem per lsquote braktisur Parlamentin dhe per tu fokusuar ne drejtimin e Vlores. Te dy kandidatet si Gjika ashtu edhe Kollozi jane veteshpallur tashme si dy kandidaturat e mundshme si drejtues te pushtetit lokal. Kryetari aktual i Bashkise se Vlores Shpetim Gjika konsiderohet kandidati i pare per zgjedhjet lokale te cilat pritet te shoqerohen me nje gare te ashper kandidaturash. Duke qene se tashme kam shpallur ambicien dhe realisht jam kandidat per zgjedhjet e ardhshme eshte pike reference per te permiresuar ndjeshem punen e bere nga Bashkia e Vlores por edhe per te pritur rivalin e radhes tha Gjika. Ndersa deputeti i Partise Demokratike ne Vlore Ardian Kollozi duke e cilesuar te deshtuar drejtimin nga Partia Socialiste te qytetit shprehet i gatshem per lenien e mandatit te deputetit nese strukturat e bazes dhe ato te partise do ti kerkojne kandidimin per kreun e bashkise. Cdo politikan i cdo lloj profili te jete duhet te kete respekt duhet tu referohet rregulloreve statutit te partise te respektoje strukturen dhe nuk mundet ne menyre te njeanshme te parakohshme te pakonsultuar te shpalle kandidaturen. Gjithsesi meqenese zoti Gjika e ka shpallur kandidaturen duhet ti permbahet asaj qofte dhe si i pavarur te kandidoje por do te jene strukturat ketu ne baze dhe ato qendrore qe do te percaktojne kandidaturen thote Kollozi. Per Kollozin fitorja e zgjedhjeve lokale nga Partia Demokratike eshte nje detyre per ti dhene qytetit te Vlores ate qe meriton pasi tashme eshte ne kufijte e shkaterrimit. Ndersa socialistet duket se edhe nga kalkulimet e zgjedhjeve te kaluara jane me te favorizuarit per ta fituar Bashkine e Vlores. Nderkohe qe data e zgjedhjeve eshte shpallur zyrtarisht nga Presidenti Topi pritet ne ditet ne vazhdim te shpallen edhe kandidatet e tjere te forcave politike per drejtimin e pushtetit lokal. Beteja me e madhe do te jete per Tiranen nderkohe qe deri tani vetem perifrazohen emra edhe nga struktura te larta te partive politike por pa u shpallur ne menyre zyrtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›