E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela Opozita jo protesta me dhune por me frymen e Dukatit

Deklarata Kreu i OBSH-se deklaroi se se shpejti do te botohet kalendari i tubimeve

Fryma e Dukatit shpaloset si model i reagimit opozitar. Kete e ka bere te njohur dje kreu i Partise per Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela i cili ka deklaruar ne emer te opozites se bashkuar se protestat do te synojne largimin e Sali Berishes. Emri i ketij te fundit ne kuptim te tradites politike shqiptare nxit ne rrjedhen e analizes nje finale qe e transferon reagimin qytetar ne thepat e nje radikalizmi qe po shihet me dyshim. Opozita do te organizoje protesta te forta ne te gjithe vendin jo me dhune por me frymen e protestave te Dukatit tha ai. Duke marre shkas nga ngjarjet e javes se shkuar ne Orikum ai ka konfirmuar se shpresa e vetme e rrezimit te Berishes eshte demonstrimi i forces se qytetareve qe i bashkon protesta ndaj padrejtesive dhe abuzimit. Ne kete kontekst Ngjela ka bere te ditur edhe momentin negociues qe sipas tij mbetet hapja e kutive te materialeve zgjedhore pa perfshire fletet e votimit. E vetmja menyre per te ndaluar keto protesta eshte pranimi nga Berisha i hetimit te zgjedhjeve. Ne do ta rrezojme kete qeveri. Ka aq kohe sa te vendose me kompromis hetimin parlamentar per kutite e materialeve te votimit atje e ka manipulimin deklaroi Spartak Ngjela. Ne kohen kur po afrojne zgjedhjet e ardhshme lokale opozita vijon te kerkoje hapjen e kutive te materialeve zgjedhore. Si nje mjet presioni hetimi i zgjedhjeve eshte prova kushtezuese zbulimi i se ciles e vendos qeverine para sfides se legjitimitetit te vet. Per kete arsye mbajtja e kesaj kerkese si pjese e pandare e axhendes opozitare por edhe si finale e ballafaqimit politik mes paleve deshmon per njohjen e se vertetes nga te dyja palet pavaresisht se faktikisht PS-ja ka marre persiper kostot e gabimeve te medha. Gjithsesi reduktimi i ofertes se saj ne nje zbatim mekanik te nenit 178 te Kodit Zgjedhor e le shumicen ne pushtet pa alternative ne arsyetimin e nje jo-je te re per sa kohe qe kriza e procedures bie poshte ne kete rast.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›