E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhjet me dhunedhe arme deshton strategjia e policise

Alarmi Rritet numri i grabitjeve ulet zbulueshmeria

Vjedhjet me force te ndodhura ne rruge dyqane lokale apo ambiente te tjera publike ku shpeshhere kane mbetur te plagosur persona te ndryshem nga viti ne vit kane ardhur ne rritje nderkohe qe zbulimi i tyre eshte bere me i veshtire. Edhe vjedhjet me arme jane shtuar shume pavaresisht se zbulueshmeria e tyre eshte rritur. Alarmi per vjedhjet me dhune ose me arme u leshua qe ne fillim te ketij viti si nga prokuroria ashtu edhe nga policia por pavaresisht kerkesave asgje nuk ka ndryshuar.

Kur u leshua alarmi per vjedhjet me dhune policia dhe prokuroria nuk dhane shifra vecse thane qe eshte shqetesim. Madje ata nuk i komentuan gjate per te nxjerre ne pah defektet por u ndalen me shume tek sukseset e policise pavaresisht se vjedhjet e dhunshme jane ato qe prekin me drejtperdrejt qytetaret. Sipas shifrave te siguruara nga burimet policore per kete vit jane regjistruar jo pak por 109 vjedhje me dhune duke shenuar nje shifer rekord per vitet e fundit. Per me teper zbulueshmeria nuk ka arritur as ne 50 per qind. Sipas shifrave zyrtare nga vjedhjet me dhune te shenuara jane zbuluar vetem 49 per qind e tyre ose e thene ndryshe 53 raste. Krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare sivjet jane shenuar 37 vjedhje me dhune me shume nderkohe qe zbulueshmeria eshte ulur me 7 per qind duke hedhur poshte gjithe strategjite per luftimin e ketij fenomeni. E njejta situate paraqitet edhe me vjedhjet me arme. Sipas te dhenave edhe ato kane pasur rritje per te njejten periudhe krahasuar me nje vit me pare. Keshtu sivjet kane ndodhur 37 vjedhje me arme krahasuar me 19 te tilla te ndodhura nje vit me pare. Por per vjedhjet me arme ndryshe nga ato me dhune rezulton qe zbulueshmeria eshte rritur. Kete vit policia ka zbuluar 22 vjedhje me arme ose 59 per qind nderkohe qe nje vit me pare ka zbuluar vetem 42 per qind te atyre qe kishin ndodhur. Ne fillim te ketij viti ne analizat respektive te vitit 2009 policia dhe prokuroria deklaruan se ka shtim te vjedhjeve me dhune dhe arme ne krahasim me vitin 2008. Per kete u kerkua qe te behet pune parandaluese me e madhe si dhe hetime me te hollesishme per zbardhjen e tyre. Por ndodhemi vetem 45 dite nga fundi i ketij viti kalendarik dhe shifrat flasin ndryshe. Duket se kerkesa per punen parandaluese dhe hetimore ka rene ne vesh te shurdher.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›