KQZ rritet paqartesia per djegien apo jo te fleteve te votimit
Terheqja e Partise Socialiste nga kerkesa per te hetuar zgjedhjet e 28 qershorit 2009 pa keqyrur fletet e votimit ka krijuar nje perspektive te re edhe per administrimin e procesit te ardhshem. Duke qene se pretendimi i deritanishem i saj ka diktuar konservimin tej afateve te kutive te materialeve zgjedhore dhe atyre te fleteve te votimit eshte e pritshme qe ndryshimi i qendrimit te lere te hapur mundesine e rishikimit te vendimeve te marra deri me tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ky i fundit ne mbledhjen e fundit te zhvilluar per kete ceshtje ka vendosur shtyrjen pa afat te diskutimit per kutite asgjesimin e fleteve te votimit dhe arkivimin e materialit zgjedhor. Ky akt ne vetvete minimalisht ka cuar ne nje ripercaktim buxhetor per zgjedhjet e ardhshme me nje rritje te pakten 600 milione lekesh shtese sa eshte edhe cmimi per blerjen e kutive te reja. Lidhur me kete problem burime nga qeveria bejne te ditur se Kryeministri ka dhene ne rruge verbale garanci per zhvillimin normal te zgjedhjeve pavaresisht se cili do te jete fati i kutive te fleteve te votimit. D.m.th. ne pikepamje financiare procesi politik qe eshte qenderzuar teorikisht rreth hetimit te zgjedhjeve nuk pengon zhvillimin e zgjedhjeve te ardhshme lokale. Megjithate ndryshimi i bere befas nga selia roze duket se krijon mundesi per menaxhim me te mire te fondeve per sa kohe qe duke u nisur nga deklaratat e Edi Rames ne mbledhjen e fundit te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste eshte dhene miratimi per asgjesimin e fleteve te votimit. Kjo situate ka krijuar disa paqartesi ne KQZ e cila do te duhet te mblidhet serish per te rishikuar vendimin e fundit. Angazhimi konkret natyrisht do te duhet te marre paraprakisht miratimin politik pasi eshte e qarte se pa nje qendrim zyrtar dhe te konsumuar ne rruge institucionale asgjesimi i fleteve te votimit mund te rezultoje nje aventure. Ne raport me KQZ-ne diskutimi eshte anesor pse ai i perket me se shumti politikes. Por ne drejtim te menaxhimit riperdorimi i kutive ekzistuese zgjidh nje problem ekonomik jo te vogel dhe shkurton nje procedure tenderuese qe kerkon kohen e vet. Ne aspektin politik eshte me interes te kuptohet pse PS-ja po mjaftohet me hetimin me kutite e materialeve zgjedhore. Nje pike orientuese mund te jete shqetesimi i fundit i saj dhe qe ka te beje me listat e zgjedhesve ne kutite e materialeve ndodhen listat e 2009-s mbi te cilat jane ngritur disa pretendime te forta nga opozita. Votimi familjar regjistrimi i personave qe sipas PS-se nuk kane qene ne Shqiperi ne ate kohe si dhe mungesa e siglimeve nga votuesit jane elemente te mjaftueshme per te zbardhur nje te vertete qe tanime nuk i vlen dhe aq transparences sesa interesit elektoral te 2011-s.