E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane, shperthim prane stadiumit Dinamo

Nje shperthim eshte regjistruar mbremjen e sotme ne afersi te stadiumit “Dinamo” ne kryeqytet, per fat te mire pa shkaktuar viktima.

Burime policore zyrtare bejne te ditur se nje person kishte vendosur nje lende plasese ne ambjentet e nje firme ndertimi, e cila kur ka shperthyer ka shkaktuar deme materiale.

Sipas burimeve, me te mberritur ne vendngjarje, uniformat blu kane ndaluar nje te dyshuar per aktin ne fjale.

Burimet shtojne me tej se kane filluar hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›