PBDNJ qëndron në opozitë, Dule: Jo me Berishën
Sipas Vangjel Dules, PBDNJ-ja u shkëput nga koalicioni me Partinë Demokratike për arsye konkrete dhe ato qëndrojnë sërishmi, sipas tij, si një vijë e fortë ndarëse mes këtyre dy forcave politike
TIRANE-Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të qëndrojë në opozitë, pavarësisht ftesave të vazhdueshme të kryeministrit Sali Berisha për të qenë pjesë e koalicionit të ri qeverisës.
Sipas Vangjel Dules, PBDNJ-ja u shkëput nga koalicioni me Partinë Demokratike për arsye konkrete dhe ato qëndrojnë sërishmi, sipas tij, si një vijë e fortë ndarëse mes këtyre dy forcave politike. “Nuk janë eklipsuar arsyet pse jemi larguar nga koalicioni dhe nuk ka vend për të rishqyrtuar këtë vendim”, - u shpreh Dule. Pas mbledhjes se kryesisë së partisë, kreu i PBDNJ-së vuri theksin tek zgjedhjet e 28 qershorit, të cilat sipas tij nuk kanë pasur standardet e nevojshme që kërkon një vend anëtar i NATO-s. Pikërisht për këtë fakt, Dule kushtëzoi pjesëmarrjen e mëtejshme të PBDNJ-së në proceset zgjedhore, qoftë lokale apo të përgjithshme. “PBDNJ-ja konkludoi se nuk mund dhe nuk do të marrë pjesë në asnjë ballafaqim të ardhshëm zgjedhor, qoftë për pushtetin vendor apo atë politik, nëse zgjedhjet nuk administrohen nga komisione të të gjitha niveleve jopartiake”, - apeloi Dule. PDBNJ-ja hyri në zgjedhjet e 28 qershorit në koalicion me Partinë Socialiste si rrjedhojë e një marrëveshjeje parazgjedhore. Në prag të fushatës kjo forcë politike u largua nga koalicioni i djathtë duke iu bashkuar opozitës. Ky kalim bëri që nga PBDNJ-ja të largohen dy prej figurave të rëndësishme të kësaj partie, Spiro Ksera dhe Kosta Barka, të cilët kandiduan nga lista e Partisë Demokratike. Nga këto zgjedhje, PBDNJ-ja ka mundur të marrë një mandat deputeti në Qarkun e Vlorës, të përfaqësuar nga kryetari i saj, Vangjel Dule. Prej disa ditësh, kryeministri Berisha ka deklaruar se i ka dërguar një ftesë kreut të PBDNJ-së dhe pret një përgjigje pozitive prej tij. “Një ftesë i është bërë edhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Votat e marra do të jenë kriteri që do përcaktojnë nivelin e përfaqësimit në pushtet të forcave të tjera politike. Ne jemi të vendosur të bashkëqeverisim me aleatët tanë, por cili do jetë niveli, kriter është numri i votave. Kjo është më e ndershmja”, - u shpreh kreu i qeverisë.
(d.b/GSH/BalkanWeb)