E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skllever te pushtetit

Politika ndryshe nga si e etiketojme ne jeten e perditshme nuk eshte gje tjeter por nje shperndarje autoritativave e vlerave te nje shoqerie. Institucionet politike dhe menyra se si operojne nuk jane gje tjeter por misherim strukturizim i vlerave te shoqerise sone.


Qe nga lindja e shtetit shqiptare shoqeria jone i ka dhene jete regjimeve dhe pushteteve si ai i satrapit Zog formacioneve fashiste dhe pro-fashiste regjimit komunist te Enver Hoxhes dhe regjimit neo-komunisto-fashist te Fatos Nanos dhe Sali Berishes.


Fatkeqesisht shoqeria jone i ka eliminuar dhe vazhdon ti eliminoje ne menyre te pavetedijshme forcat dhe elementet pozitiv dhe progresist. Jam i bindur se edhe ju vete cuditeni me faktin se si te keqijte injorantet dhe kusaret triumfojne ngahere mbi bijte tuaj me te mire te mencur dhe te ndershem.


Jam i bindur gjithashtu se ju ngahere pyesni se si shpjegohet qe bijte tuaj me te mire ose jane vrare ose jane syrgjynosur. Dhe pyetjet e kesaj natyre nuk kane mbarim per ju sepse ka shume ngjarje te se shkuares dhe te sotmes qe kerkojne mendimin dhe reflektimin tuaj.


Ndaj ne kushtet ku ndodhet politika Shqiptare e them me bindje se neve nuk na duhet thjesht nje ndryshim pushteti por nje ndryshim nje revolucion i bardhe ne menyren se si mendojme dhe si vleresojme sistemin politik dhe aferat politike te shoqerise. Ne duhet te ndryshojme kulturen tone politike menyren se si i perceptojme gjykojme dhe bashkeveprojme me individet dhe institucionet politike.


Vlerat mund te jene ideologjike ne menyren se si i perafrohesh nje ceshtje dhe nje sistemi politik ose vlerat mund te jene primitivo-materialiste ku shoqeria sidomos intelektualet dhe paria e konsideron veten nje sherbetore te regjimit dhe sherben per te marre te mira materiale nga regjimi pa pasur kurrfare ndjenje per te drejten moralen te verteten dhe demokratiken.


Vlerat dhe menyra jone e te menduarit dhe te vleresuarit politik jane te ndikuara dhe krijuara nga propaganda e satrapeve dhe diktatoreve qe na kane qeverisur per dekada me radhe. Fatkeqesisht te menduarit dhe te vleresuarit tone jane akoma nen efektin e se kaluares sone fatkeqe.


shte per shkak te ketij fakti qe sot edhe politikanet mendimtaret analistet dhe media qe te gjitha perbejne berthamen e shoqerise dhe mbajne pergjegjesine kryesore per gjendjen e shoqerise nuk kane nje perqasje dhe vleresim korrekt ne lidhje me principet baze te demokracise dhe se si funksion nje sistem demokratik.


E them me bindje se pjesa derrmuese e ketyre mendimtareve dhe intelektualeve jane te paedukuar dhe mendjengushte kur vjen puna per te folur per dhe vleresuar demokracine dhe principet baze te saje. Keta mendimtare dhe intelektuale akoma nuk arrijne te kuptojne se vjedhja e votes eshte shume here me e rende se cdo lloj vjedhjeje tjeter pavaresisht permasave.


Ata nuk e kuptojne se ne demokraci cdo gje fillon nga vota e lire dhe jo nga lufta kunder korrupsionit apo hamendesime te tjera pasi korrupsioni dhe cdo fenomen negativ luftohen vetem atehere kur pushteti dhe institucionet burojne nga vota e lire.


Vota e lire qendron ne majen e hierarkise se nevojes dhe prezenca apo mungesa e saj kondicionon natyren e sistemit politik. Nuk mund te flitet per demokraci dhe institucione demokratike ne nje vend ku vidhet vota dhe ku propagandohet se transparencen e votes dhe te pushtetit e ndalon kushtetuta.


Me kete logjike i bie qe edhe ne kohen e komunizmit ne paskemi jetuar ne demokraci pasi cdo gje ishte e bazuar ne kushtetute. shte njelloj sikur te thuash se ne kemi demokraci atehere kur e lejon Kushtetuta.


Ajo qe kemi pare dhe po shikojme deri me tani nuk eshte demokraci por primitivizem marrezi dhe injorance qe kerkojne te institucionalizohen dhe prezantohen si vlera dhe morale te shoqerise sone dhe sistemit politik.


Ne Shqiperine tone po kerkohet te institucionalizohet e keqja korrupsioni vjedhja padrejtesia marrezia dhe primitivizmi pervers. Keto antivlera po i serviren shoqerise sone ne menyren me diabolike dhe primitive. Dhe e gjithe kjo behet duke perdorur fjalen demokraci apo demokratike ashtu sikunder edhe Enver Hoxha propagandonte dje per demokracine e proletariatit.


Shqiptaret duhet te kuptojne sot se nuk ka asgje demokratike ne kete qeveri te dale nga pazare kusaresh dhe hajdutesh se nuk ka asgje demokratike ne nje kuvend qe ka dale nga votat e vjedhura dhe qe administrohet si nje kooperative bujqesore se nuk ka asgje demokratike ne kete sistem gjyqesor qe vendimet i merr bazuar ne direktivat partiake dhe se nuk ka asgje demokratike ne nje sistem ky nje populli te tere i mohohet e drejta e prones dhe e drejta per te zgjedhur perfaqesuesit e tij ne pushtet.


Ndjej shprese per te gjithe ne kur lexoj nje shkrim te Blendi Kajsiut ne lidhje me protestat e popullit te Dukatit kunder kusarise qeveritare qe u ka rrembyer tokat e te pareve. Por ndjej neveri dhe percmim kur shikoj mendimtare analiste edhe mediat te zhytur ne llumin e injorances dhe te diabolizmit qe heshtin ose kerkojne ta portretizojne kete ngjarje si nje veprim te dhunshem antidemokratik ne nje kohe kur ketyre njerezve u mohohet permes vjedhjes qeveritare gjeja me demokratike ne bote--e drejta e prones.


Si mund te jete demokratik nje shtet apo qeveri qe vjedh votat dhe pronat e popullit Si mund te quhet antidemokratike nje proteste popullore qe organizohet kunder nje qeverie hajdutesh e kusaresh qe i vjedh ketij populli jo vetem voten dhe vullnetin por edhe token dhe buken e gojes se femijeve


Duke iu referuar mendimeve te mesiperme ne lidhje me menyren tone te menduarit dhe te vleresuarit une arrij ne perfundimin se ky reagim heshtje primitiv injorant dhe diabolik si ne rastin e transparences se zgjedhjeve ashtu edhe ne rastin e protestave te Dukatit eshte rezultat i brumosjes se ketyre mendimtareve intelektualeve dhe analisteve me nje mendesi dhe teresi antivlerash te trasheguara nga regjimet dhe diktaturat e meparshme.


Pervec varferise dhe marrezise regjimet dhe diktaturat e meparshme injektuan ne mendjet dhe intelektin tone nje teresi konceptesh dhe antivlerash qe shkaterruan cdo gje jetike dhe humane ne qeniet tona. Sistemet e kaluara injektuan tek ne ato antivlera vlera qe na shnderruan ne qenie primitive ne skllever te pushtetit dhe armiq te njeri-tjetrit.


Dhe ne ditet qe jetojme perfaqesuesit e berthames se shoqerise sone jane shnderruar ose ne skllever te pushtetit ose ne armiq te njeri-tjetrit.


Si rrjedhoje e vetmja liri dhe demokraci qe ekziston apo qe na serviret nga keta syresh eshte vetem liria dhe demokracia e skllavit te mjere qe nuk ka asnje ndikim mbi fatin dhe te ardhmen e tij. Ashtu si skllavi edhe kjo turme sklleverish e ka lene dhe po e le te ardhmen e saj ne doren e kusareve te radhes.


eshte me e keqja keta skllever perdoren ngahere nga padronet per te sulmuar shoqerine apo edhe sklleverit e tjere qe aspirojne dhe kerkojne lirine drejtesine dhe demokracine.


eshte me e mira keta skllever do te evoluojne me kalimin e kohes si rezultat i dialektikeve te zhvillimit qe promovohen nga individe dhe grupime shoqerore dhe politike qe kane si qellim vendosjen e nje hegjemonie vlerash qe mbrojne te miren te verteten dhe te drejten.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›