E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela: Turp për PS, ka tradhtuar popullin e vet

 

Deputeti i djathtë, Spartak Ngjela, duke mbështetur kauzën e drejtë të 10 deputetëve grevistë, dënoi ashpër qëndrimin që po mban PS-ja në lidhje me këtë çështje. "E vetmja opozitë në botë, që tradhton idealet e popullit të vet. Kjo është. Bashkohet me maxhorancën për të manipuluar votat bashkë. Si ka mundësi zotërinj, a kemi një Kushtetutë? Kurrë nuk do të bashkohesha me grevën, në rast se nuk do të kishte një shkelje kushtetute. Kush e merr përsipër nenin 18 të Kushtetutës për barazi para ligjit? Ç'është kjo parti e madhe dhe e vogël në funksion të zgjedhjeve. Zgjedhjet nuk kanë ardhur akoma. Problemi qëndron që duhet t'i thërrasim arsyes, të bëhet një moment konsensual", deklaroi Ngjela. Avokati theksoi se: "Sakrifica e këtyre njerëzve do të vlejë". "Shqipëria duhet të sensibilizohet dhe përfundimisht t'i japë fund një herë e mirë një çështje të rëndë në historinë e demokracisë shqiptare, e cila ende nuk është demokraci, sepse nuk ka vota. Na diskredituat të gjithë. As në Afrikë nuk ka një gjendje të tillë për votën. Një send pa vlerë vota. Turp! Është vota një send pa vlerë? Atëherë dhe ju një tufë jeni të gjithë pa vlerë. Rrisni dinjitetin e votës, që të rrisni dinjitetin tuaj", deklaroi Ngjela, i cili përshëndeti aktin e 10 grevistë, duke u shprehur se kjo ditë është një rezistencë e lavdërueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›