E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti, bashkia e pakënaqur nga qeveria

 

BERAT - Kryebashkiaku i Beratit prezantoi buxhetin e 2009-ës në komunitet për të marrë edhe miratimin e specialistëve të sferave të ndryshme për investimet që mund të realizohen me këtë fond. Kreu i bashkisë, Fadil Nasufi, bëri të ditur se buxheti është në total 360 milionë e 580 mijë lekë. “Krahasuar me një vit më parë, fondi ka ardhur me një ulje prej 10 për qind, çka do të thotë që qeveria nuk e ka parë ashtu siç duhet qytetin muze të Beratit”, u shpreh ai. Nasufi pohoi se prioritet do t’i jepet infrastrukturës, objekteve sociale, kulturore si dhe lagjeve karakteristike. “Qeveria duhet të shikojë me përparësi këtë qytet. Kryeministri Berisha duhet të mbajë fjalën e dhënë në takim me banorët e Beratit”. Ai u ka pohuar atyre se qeveria do të ndihmojë qytetin që tashmë është futur në UNESKO vijoi më tej Nasufi.                            d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›