E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet për rigjykim vrasësi i babait

 

SHKODER - Gjykata e Shkodrës i rikthehet për gjykim dosjes së Fatos Mustafës, i cili akuzohet se më 27 korrik 2001 ka vrarë babain e tij. Ai i dërgoi Prokurorisë së Përgjithshme një kërkesë për rishikim të vendimit në ngarkim të tij. Pas kësaj, akuza iu drejtua kolegjit penal të Gjykatës së Lartë, që të rihapë edhe një herë çështjen e gjykimit. Në seancën e djeshme, Fatos Mustafaj deklaroi se nuk ishte ai vrasësi i babait. Sipas tij, persona të tjerë e kanë detyruar ta marrë përsipër këtë krim. Ai mohoi krimin për të cilën akuzohej dhe i kërkoi prokurorisë mbrojtje, pasi po kërcënohet me jetë në burgun e Fushë-Krujës, nga persona të ndryshëm për dëshminë e re që ai ka bërë. Gjykata e Lartë, më 9 korrik 2008 konstatoi se gjykata e rrethit nuk kishte marrë në shqyrtim disa prova, ndaj e riktheu çështjen.                        r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›