Ngjela kercenon do mjet per rrezimin e Berishes

Protesta opozita paralajmeron 18 shkurti do te jete nje triumf i gjendjes sone per ndryshim teresor ne te gjitha aspektet
Ne emer te opozites se majte kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela i beri dje thirrje popullit opozitar per tiu bashkuar protestes se 18 shkurtit e cila sipas tij do te zgjidhe perfundimisht ceshtjen e doreheqjes se kesaj qeverie. Ne fjalen e tij kreu i PLD-se leshoi akuza dhe njekohesisht kercenime te renda ndaj mazhorances qeverisese dhe vecanerisht ndaj Kryeministrit Berisha duke e bere kete te fundit fajtor edhe per ngjarje te tjera te se shkuares. Sipas Ngjeles Kryeministri i vendit duhet larguar pasi ai eshte pergjegjesi per tragjedine e Gerdecit per manipulimin e zgjedhjeve si dhe per vrasjen e demonstruesve ne 21 janar. Ka ardhur koha qe populli shqiptar opozitar te zgjidhe perfundimisht ceshtjen e doreheqjes se kesaj qeverie e cila vrau ne Gerdec. Kryeministri aktual vrau ne Gerdec dhe po aty u zhduk ne menyre misterioze deshmitari kryesor. Manipuloi zgjedhjet dhe i certifikoi duke dhene 200 km katrore tender ne territorin shqiptar. Jo vetem kaq por i asgjesoi dhe i bllokoi kutite e materialeve ne arkiv. Vrau ne bulevard dhe tha se e beri opozita. Kjo eshte arsyeja qe ne mendojme qe 18 shkurti do te jete nje triumf normal i gjendjes sone per ndryshim teresor ne te gjitha aspektet ne garantimin e votes se lire ne krijimin normal te funksionimit te institucioneve dhe te drejtave te njeriut - tha kreu i PLD-se. Sipas tij qeveria aktuale eshte perdite e me shume ne krize prandaj nenvizoi Ngjela gjithmone ne fund te krizave shprehet populli me voten e lire. Po ashtu me pas ne nje dalje publike edhe deputeti i PS-se Eduart Shalsi deklaroi se largimi i qeverive qe abuzojne me pushtetin eshte i pashmangshem duke vazhduar keshtu presionin dhe kercenimet e forta te opozites ndaj qeverise me ane te paralelizmave jo shume realiste. Kemi pare keto kohe se cfare po ndodh ne vende ku qeverite nuk perfaqesojne vullnetin e popullit. Historia na jep plot shembuj te tjere se cfare fati i pret qeveritaret qe mendojne per interesat e tyre private dhe jo per interesat e popullit. Damkosja dhe largimi i ketyre lloj qeverisjesh eshte i pashmangshem dhe sado te kembengulin dhe sado te perpeliten ne perpjekjet e tyre te deshtuara per te qendruar me cdo kusht ne pushtet fundi i tyre eshte i paevitueshem - tha ai. Sipas deputetit socialist demonstrata e 18 shkurtit do te jete vazhdimi i rruges se ndjekur nga opozita deri me tashme deri ne zgjidhjen e re te situates aktuale. Ne 18 shkurt do te vazhdojme rrugetimin tone si komb per te larguar hajduterine dhe korrupsionin si sistem qeverises dhe per te hapur nje kapitull te ri me nje zgjidhje te re demokratike si nje mundesie per nje te ardhme me te mire - theksoi Shalsi. Opozita me ne krye Edi Ramen pritet te zhvilloje me date 18 shkurt nje tjeter demonstrate ne bulevardin Deshmoret e Kombit prane Kryeministrise edhe pse ne demonstraten e kaluar kryesocialisti ne njefare menyre iu shmang perplasjeve te mundshme duke e zhvilluar protesten jo me perballe sheshit te Kryeministrise kjo si pasoje edhe e thirrjeve te nderkombetareve per rikthimin e stabilitetit ne vend. Por tashme ai ne kundershtim te plote me keto te fundit dhe nevojshmerine qe ka vendi per dialog dhe bashkepunim midis dy forcave te medha ka vendosur rifillimin e demonstratave dhe madje dy dite me pare deklaroi se ato nuk do te ndalen edhe pas 18 shkurtit.