Meta leter Topallit Ma hiq imunitetin pa procedura
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta eshte i gatshem te vihet ne dispozicion te hetimeve qe po ben Prokuroria. Ai i kerkoi dje Kryeparlamentarja heqjen e imuniteti pa procedure me qellim qe ti pergjigjet kerkeses se prokurorise per hetim. Kryetari i LSI-se Ilir Meta i kerkon kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli qe imuniteti i tij te hiqet pa procedura parlamentare. Deklarata e Metes u bw gjate nje komunikimi me mediat mengjesin e sotem gjate te cilit ish numri dy i qeverise ka perseritur gatishmerine per ti shkuar deri ne fund hetimit te videos qe sipas tij eshte nje montazh mafioz dhe sulm i hapur politik. Me qellim qe te cmontohen akuzat televizive ndaj personit tim ne emer te opinionit publik i kerkoj zonjes Topalli vazhdim te deklarimit tim per dhenien e imunitetit ne menyre vullnetare qe ta autorizoje ate pa procedure parlamentare ne menyre qe prokuroria te mos kete asnje justifikim per detyrime ligjore tha Meta. Ai kerkoi pershpejtim te hetimit te nisur per zbardhjen e se vertetes per transparence dhe drejtesi. Ky eshte nje proces politik i bazuar ne akuza politike megjithate une kam treguar gjithmone se jam nga ata politikane qe e lene imunitetin me deshire qe kane kuraje per tu ballafaquar me ligjin dhe te jeni te sigurte se gjithcka do behet me transparence. Nese ekziston materiali orgjinal atehere do te jete me e lehte per te cmontuar akuzat tha ai. Kreu i lwvizjes socialiste per integrim e cileson procesin ndaj tij politik ai shpreh rezerva ndaj prokurorise dhe gjykon se kjo ceshtje duhet te ishte mbyllyr qe nje muaj me pare. Ceshtje duhet te ishte sqaruar duhet te ishte mbyllur dhe secili duhet te kishte marre pergjegjesite e tij por une keto ja kam thene natyrisht ne menyre konfideciale ne nje leter Prokurorise se Pergjithshme dhe per dijeni edhe ministrit te drejtesise. Por kjo nuk eshte fare e rendesishme. Une e kam sfiden time ne raport me ligji me te verteten dhe me opinionin publik dhe nuk do ti shmangem perkundrazi tha Meta. Sa u perket hetimeve per video-kaseten me Priftin ai vuri nw dukje se jam i pari i interesuar per ecurine e tyre ne respekt te moralit tim. E lashe imunitetin me vullnet dhe deshire e kam kuraje te perballem me te verteten. Jam paraqitur vete ne prokurori per kete ceshtje u shpreh z.Meta.