E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhe BE denojne grushtat ne Parlament

Deklarata SHBA dhe BE kritika per situatat ne seancat plenare. Dhuna ndaj Palokes E pahijshme duhet maturi respekt per koleget dhe institucionet

Nderkombetaret bejne thirrje fort per ndalimin e dhunes se opozites mbi institucionet dhe vendosjen e dialogut mes paleve. Shkak per thirrjen e radhes se SHBA dhe BE ne adrese te opozites shqiptare eshte bere dhuna fizike e perdorur mbi deputetin demokrat Edi Paloka ne seancen e fundit plenare nga deputetet socialist Armando Prenga dhe Paulin Sterkaj. Ambasada amerikane dhe Bashkimi Evropian permes nje deklarate te perbashket shprehen dje shqetesimin e thelle per ngjarjet me te fundit ne Parlament. Deklarata lexon se disa anetare te Parlamentit kane shfaqur sjellje te papershtatshme ne seancen e fundit plenare.

Populli shqiptar pret qe deputetet te sillen me pjekuri vecanerisht ne kete situate ku ndodhet sot vendi duke treguar respekt per koleget dhe per institucionin e Parlamentit te Shqiperise - thuhet ne deklaraten e perbashket te ambasades amerikane dhe BE-se.
Deklarata perfundon me mesazhin se mosmarreveshjet mes partive duhet te zgjidhen permes bashkebisedimit civil dhe dialogut. Me tej shtohet se vetem dialogu mund ta zgjidhe situaten ne te cilen eshte perfshire vendi. Nepermjet saj eshte denuar dhuna e ndodhur mes deputeteve socialist Armando Prenga dhe Paulin Sterkaj te cilet dhunuan fizikisht deputetin demokrat Edi Paloka. Ne te njejten linje ishte para dy diteve edhe PPE Asambleja Politike e se ciles denoi dhunen e ushtruar nga opozita mbi institucionet. Duke e konsideruar qeverine e dale nga 28 qershori legjitime dhe te certifikuar kjo rezolute fton z. Rama te behet pjese e reformave qe qeveria ka ndermarre ne kuader te procesit te stabilitetit dhe integrimit te vendit ne BE. Asambleja Politike e Partive Popullore Evropiane denon perdorimin e mjeteve dhe taktikave te dhunshme nga Edi Rama per rrezimin e qeverise legjitime te Shqiperise e ardhur ne pushtet me zgjedhje demokratike. Ne kete rezolute i kerkohet lidershipit socialist te nderprese perdorimin e mjeteve dhe taktikave te dhunshme per qellime politike si dhe te ndaloje pershkallezimin e metejshem politik te respektoje dhe te bashkepunoje me institucionet e Shqiperise dhe ne vecanti te siguroje pjesemarrje te plote ne punimet e Parlamentit. Me tej rezoluta thote Partise Socialiste i kerkohet te bashkepunoje me mazhorancen e zgjedhur per te permiresuar kuadrin elektoral ne zbatim te rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it te angazhohet ne menyre konstruktive ne procesin pergatitor ne perputhje me detyrimet ligjore dhe te siguroje pjesemarrjen e plote ne zgjedhjet vendore te dates 8 maj 2011. Rezoluta e PPE-ve ben thirrje qe te behet nje hetim gjitheperfshires i pavarur dhe profesional per ngjarjet para gjate dhe pas 21 janarit. Kjo rezolute pershendet edhe kerkesen e Kryeministrit Berisha per asistence nderkombetare ne keto hetime. Partite Popullore Evropiane u bejne thirrje vendeve anetare te BE-se te mbeshtesin politiken e reformave te qeverise shqiptare e cila sipas PPE-ve synon marrjen e statusit te kandidatit per anetaresim ne BE. Kete thirrje ndaj opozites shqiptare PPE-te e perligjin pas konstatimit te tyre se ne 21 janar ne nje tentative te deshtuar per te marre pushtetin me dhune sipas nje plani te paralajmeruar lideri i Partise Socialiste ne opozite Edi Rama organizoi nje rrethim prej 5 oresh dhe sulme te dhunshme kunder Keshillit te Ministrave. PPE-te shprehin shqetesimin se ne Shqiperi ekziston nje situate e tensionuar politike midis qeverise Berisha te zgjedhur nepermjet zgjedhjeve te lira dhe te ndershme dhe opozites socialiste. Rezoluta nenvizon se stabiliteti i demokracise shqiptare eshte vendimtar per ambiciet e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›