E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ska kontroll te parase publike te privatet

Kalon Projektligji Per Artin dhe Kulturen. Hapi i fundit Parlamenti. Ankesa e fundit festivalet private qe marrin miliona nuk kane rezultat nuk monitorohen dot.


A mundet qe administrimi nga dy struktura paralele i fondit publik MTKRS dhe QKAK te nxite klimen artistike dhe produktin kulturor


Projektligji Per Artin dhe Kulturen kalon per te shkalla e fundit Parlamenti ku pak gjase ka te kthehet mbrapsht. Keshtu qe realiteti per kulturen dhe artet te kete fytyren e ketij ligji diskutimi ne nje muaj i te cilit ka pasur nje dinamike diskutimi dhe kundershtish nga grupet e interesit dhe anetaret e opozites ne Komisionin per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.


Dje iu dha fund diskutimit nen per nen ne mes te zhurmes dhe rremujes perceptimeve te lodhura dhe gjysmeperceptimeve. Shumica pozitare e Komisionit u shpreh se afermendsh qe vendimet tekefundit eshte politik duke i dhene mesazhin pakices perballe se edhe kundershtimi i te metave te ligjit nuk behet prej kritikes se shendoshe po per hir politik.


Ne aq pak nene sa kishin mbetur per diskutim ankesa e fundit ishte ne adrese te nje njerit per financimin e projekteve dhe veprimtarive artistike kulturore. Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve financon nga fondi buxhetor projekte artistike e kulturore me synim ruajtjen e trashegimise dhe vlerave kombetare ne funksion te politikave kulturore te pervitshme si festivale konkurse kombetare veprimtari jubilare promovime dhe botime kolonash.


Po aty thuhet Projekte dhe veprimtari artistike e kulturore te cilat sipas rendesise se tyre i kalojne permasat e projekteve te zakonshme dhe qe kane nje buxhet qe arrin mbi 40 per qind te fondit vjetor per projekte.


shte bere e ditur se ky projektligj njeh krijimin e Qendres Kombetare te Artit dhe Kultures te ciles MTKRS do ti delegoje fondet publike per projektet mbi nje miliard leke afro 1.2 milione Euro qe Qeveria shqiptare jep per artin dhe kulturen e qe deri ne fund te ketij viti ka per ti administruar MTKRS.


Deputetja e se majtes Luiza Xhuvani perseriti dyshimin qe kane hedhur te tjere para saj mos QKAK-ja eshte thjesht nje strukture paralele ne dukje e pavarur nga Ministria por ne te vertete e kontrolluar prej saj. Neni i cituar me lart te shtyn te dyshosh se asnje dallim ne menyren e financimit te projekteve nuk ka mes MTKRS dhe QKAK.


Bardhi Kadilli deputet i se djathtes tha se Ministria nuk mund te heqe dore totalisht nga fondet per projektet me prioritet trashegimine dhe kulturen kombetare. Sa per QKAK ajo ka nje rol te vetin te pavarur por financohet nga Ministria e Kultures.


Ne vecanti financimi i festivaleve nga fondet publike sic e parashikon neni i mesiperm dhe sic ka ndodhur deri tani mbetet nje problem per te cilin Xhuvani ka kujtuar asnjehere nuk ka pasur transparence per fondet publike qe Ministria e Kultures ka dhene per subjektet private. Behen me parate e shtetit dhe nuk monitorohen.


Festivalet marrin shume para dhe japin pak vlera. Xhuvani i referohet pervojes ne fushen e teatrit. Festivalet e teatrit kombetare dhe nderkombetare ballkanike dhe evropiane te monodrames dhe te aktrimit te humorit dhe te tragjedise te drames shqipe dhe te drames mbareshqiptare cfare japin


Cili eshte rezultati i nje festivali qe mbeshtet me para te taksapaguesve ne vlera deri dhe 10 milione leke te reja buxhete qe konkurrojne buxhetin e Teatrit Kombetar


Deputeti Mark Marku i te njejtes linje diskutimi shtoi se subvencionimi nga fondi buxhetor i kompanive private te artit nuk mund te jete financim total sepse keshtu nxitet parazitizmi e jo konkurrenca per nje produkt qe te vleresohet nga tregu. Marku tha se politike kulturore eshte ajo qe financon edukimin e publikut dhe jo ajo qe jep asistence per artistet.


Keto fonde per projektet artistike sipas ligjit te ri nuk i nenshtrohen legjislacionit per prokurimin publik.


Projektligji Per Artin dhe Kulturen kalon se shpejti ne Parlament. Ai eshte mbeshtetur dhe kundershtuar pothuajse me te njejten force nga grupet e interesit artiste drejtues te institucioneve te kultures.


Nje pjese mendojne se mbi kete ligj bie mallkimi i ligjit Per Teatrin qe nuk u zbatua kurre dhe u pasua nga nje ligj tjeter i pazbatuar.
Te tjere e quajne ligj reformues sepse u jep mundesi subjekteve te private te konkurrojne.


Ministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Ferdinand Xhaferaj eshte shprehur se nje pjese e mire e te rejave qe parashikon ligji pritet te zbatohen qysh ne fillim te vitit 2011. Edhe projektbuxheti i te njejtes ministri diskutohet kete jave ne Komisionin per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›