Rama: Legalizimi, tapi pas fitores
Me ardhjen ne pushtet te Partise Socialiste, te gjithe banoret do te pajisen me tapi te vlefshme. Ky eshte premtimi i bere diten e djeshme nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate vazhdimit te turit te tij me vullnetaret socialiste. I ndalur ne qytetin e Kamzes, kryesocialisti ka kritikuar kryeministrin Berisha per sa i takon procesit te legalizimeve. "Per 18 vjet me radhe te ardhurit e kesaj hapesire pa shtet, ia lane fatin e tyre ne dore Sali Berishes, dhe 4 vjet pasi ai erdhi ne pushtet per te dyten here, Sali Berisha nuk ua ktheu, por ua theu besimin", akuzoi Rama. Sipas tij, kreu i ekzekutivit e ka kthyer procesin jetik te legalizimeve ne nje maskarade politike papergjegjshmerie, paaftesie dhe korrupsioni, duke perjashtuar pushtetin vendor nga ky proces i domosdoshem, ne menyre antikushtetuese. Kryetari socialist premtoi gjate takimit se me fitoren ne zgjedhjet e 28 qershorit, te gjithe banoret e zonave perreth qyteteve te medha, do te marrin nje tapi me vlere per pasurite e tyre te paluajtshme e per investimet e te ardhmes se tyre. "Une jam ketu per t'i pare ne sy, permes jush te gjithe te ardhurit qe kane ndertuar themelet e se ardhmes te familjeve te tyre, ne shtepite pa leje rreth Tiranes dhe rreth te gjitha qyteteve te medha te vendit dhe per t'ju thene se me fitoren e 28 qershorit, do te marre fund edhe pritja juaj", siguroi lideri i selise roze. Per Ramen, me fitoren e zgjedhjeve te ketij viti, do te filloje edhe fundi i kaosit ne hapesira informale. "Qeveria jone e bashkimit te ri, pa dallim feje, krahine dhe ideje, do ta perfundoje legalizimin, jo duke u dhene ne dore nje Shaban-tapi, pa asnje vlere, por duke ju kthyer pasurite tuaja te paluajtshme, duke i kthyer ne pasurite tuaja te paluajtshme, shtepite, qe politikanet per interesa elektorale ua mbajne peng tash 10 vjet", theksoi para qytetareve te Kamzes, kryetari i Partise Socialiste. Pervec fenomenit te legalizimeve, qe ka prekur te gjithe shoqerine shqiptare, kryetari i partise me te madhe ne opozite, leshoi premtimet e radhes elektorale, per kanalizime, rruge, ndricim, per cerdhe, kopshte e shkolla etj. "Ne do te investojme fuqimisht si asnjehere me pare ne te gjitha keto vite, per kanalizime, rruge, ndricim, per cerdhe, kopshte e shkolla, dhe do t'i integroje keto hapesira ne kryeqytet dhe ne qytetet te tjera", u premtoi te pranishmeve Rama. Kjo sipas tij, pasi nuk mund te kete nje Shqiperi evropiane ne Tirane dhe nje Shqiperi mesjetare ne Bathore, apo rreth qyteteve te tjera te vendit. Ndertimi i banesave pa leje eshte nje fenomen, i perhapur ne te gjithe vendin. Pas viteve 1990 levizja e pakontrolluar e njerezve brenda territorit, ka bere qe zona rurale te cilat ishin me pare periferike, tani jane te mbipopulluara dhe te shfrytezuara pa nje plan urbanistik. Tashme banoret e ketyre zonave informale kerkojne legalizimin e banesave te tyre. Denis Dedej