E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjiten Tërbuni e Tomori, bien Skrapari e Memaliaj

Play-out

Tërbuni dhe Tomori do të luajnë sezonin e ardhshëm në Kategorinë I, është ky verdikti i dy ndeshjeve “play-out” të luajtura dje në kryeqytet, të vlefshme për Kategorinë e Parë. Dy skuadra, që e mbyllën sezonin në vendet e fundit të Kategorisë I, Skrapari dhe Memaliaj, kishin shansin e fundit për të mos zbritur në Kategorinë e Dytë. Duke luajtur edhe nga një ndeshje shtesë me skuadrat që u renditën të dytat, në dy grupet e Kategorisë së Dytë në sezonin që sapo u mbyll. Më qartësisht; Skrapari-Tërbuni dhe Memaliaj-Tomori. Sfida që kanë mbaruar tashmë, të dyja me të njëjtin rezultat, 1-0 në favor të pukjanëve dhe beratasve. Në këtë mënyrë, në kategorinë e parë, për sezonin që vjen, kemi dy skuadra që vijnë nga një kategori më e ulët, Tomori dhe Tërbuni, ndërsa zbresin më poshtë Skrapari dhe Memaliaj.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›