E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamuri kuqezi, në fi nalen e Madridit

Champions

Në finalen e Champions League të luajtur të shtunën në mbrëmje në stadiumin magjik “Santiago Bernabeu” kanë qenë të pranishëm rreth 80 mijë tifozë, ndërkohë që miliona të tjerë i kanë ndjekur ata nga ekrani i televizorit. Të pranishëm në tribunat e impiantit gjigant të skuadrës së njohur, Realit të Madridit, ishin edhe shumë personalitete të futbollit shqiptar, biznesmenë të ndryshëm, por dhe tifozë të thjeshtë shqiptarë, që kishin realizuar ëndrrën e tyre për të bërë tifo në finalen e madhe për njërën nga dy skuadrat finaliste. Pas shënimit të golit të dytë, të realizuar nga Milito, në këndin ku ai po festonte është shpalosur dhe flamuri kuqezi. Nuk kishte si të mungonte shqiponja dykrenare në këtë finale magjike ashtu si nuk ka munguar në evenimentet më kryesore të futbollit europian apo botëror.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›