Vrasja në Rrogozhinë, babai i vajzës: I fejuari e keqtrajtonte

Është përcjellë për në banesën e fundit, 22-vjeçarja e ekzekutuar me armë zjarri nga i fejuari i saj në Rrogozhinë, i cili më pas vrau edhe veten. Mes lotëve dhe hidhërimit të familjarëve të saj, Marsida Hoxha është përcjellë për në banesën e fundit, sot në mesditë.
Ndërkohë, pas ceremonisë mortore, babai i 22-vjeçares Ismail Hoxha ka theksuar se i fejuari, Kreshnik Selmani e keqtrajtonte shpesh herë vajzën e tij.
Dyshohet se dy të rinjtë kanë patur një konflikt pak para çastit tragjik, konflikt i cili ka denigruar deri në përdorimin e armës nga i riu i cili i mori jetën të fejuarës dhe më pas vrau edhe veten. 27-vjeçari mësohet se ka ekzekutuar me pistoletë të fejuarën e tij shtatzënë, pasi kjo e fundit nuk kishte pranuar të abortonte fëmijën e tyre.