SHBA, masakër në universitet, 7 viktima
Shtatë të vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i deritanishëm i masakrës së ndodhur në një universitet amerikan.
Ngjarja ka ndodhur në universitetin Oikos, në Kaliforni (universitet me prirje kristiane), ku një ish-student ka hapur zjarr ndaj studentëve në një auditor.
Autori është një 40-vjeçar me origjinë aziatike.
Sipas dëshmitarëve, ai ka hyrë në sallën ku po zhvillohej mësim dhe ka qëllluar në drejtim të studentëve të paktën 30 herë. Ai është arrestuar pak pas ngjarjes në një qendër tregtare të zonës. / G.N.