E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjyra të buta në Sicili

29/04/2011  Alfred Milot Mirashi

Njihet si qyteti i bukurisë, si qytet i magjepsur i netëve me poezi, pasion dhe vizion. Por është i njohur edhe për rrugët e tij që janë si kopshte në të cilën guri zë vendin e pemëve… Në një pjesë të Sicilisë, qyteti që sipas përcaktimit të De Certeau mund të cilësohet edhe si “Harta e botës”, për shkak të kopshtit të tij “mitik” që përmban bimë të Lindjes dhe të Perëndimit, mbledh bashkë artistë të fushave të ndryshme në një projekt që ka në qendër konceptin e kopshtit në kuptimin mitologjik.

Pjesë e këtyre artistëve është edhe piktori shqiptar Alfred Milot Mirashi, i cili do të prezantohet me një ekspozitë që do të qëndrojë e çelur nga 30 prill deri më 15 maj.

Mirashi propozon për të pranishmit “La leggerezza del colore” (Butësia e ngjyrave), magjinë e ngjyrave, suspensionit, “një materie që duket se ngjan me engjëjt, sepse ata kanë krahë dhe fluturojnë”. Kështu të paktën përkufizohet krijimtaria e Mirashit në fletëpalosjen e këtij aktiviteti, i cili ka filluar që dje dhe do të vijojë sot dhe nesër.

Gjatë tri mbrëmjeve është e pranishme performanca e Matteo Ferretti-t, “Truri, energji inteligjente”. Përmes këtij akti performativ propozohet kryerja e detyrës së “ të kujtuarit” të potencialit të madh që ka në lidhjen midis njeriut dhe natyrës. Mesazhi që synohet të përcillet është: “Bëjeni tuajin trurin tuaj”.

Por synohet edhe një njohje e mirë e vlerës jo vetëm përmes asaj çfarë ofron natyra e mrekullueshme, por edhe “përqafimi i barokes”. Ky i fundit në këtë projekt është një ftesë për të menduar totalisht për përvojën e artit si një çelës jetësor, që mund të hapë horizonte të reja përmes vizionit. “Një kopsht shkëmbor, si në një tregim të botës, në të cilën forma të bëhet shenja dhe komploti histori”. Kufiri i botës-kopsht për shembull, është kapur në poezinë e Traklit si një figurë e ndryshimit: metafora qendrore e kurbës baroke që nuk i referohet rasteve të tjera të mundshme. Artistët dhe intelektualët që do të ndërhyjnë, do të tregojnë dhe flasin për atë që është për ta bukuri në botën bashkëkohore. Ata do të vendosin përvojën e bukurisë jo vetëm përballë estetikës, por edhe bëjnë testin e modernes, të “të deformuarave” dhe disharmonikes… me kushtin e domosdoshëm të etikës. Ky është një projekt që një nga qëllimet e tij ka mbrojtjen e tokës dhe përdor për këtë trashëgiminë letrare dhe artistike dhe i drejtohet kryesisht për brezave të rinj. Dita e parë e këtij aktiviteti, dje, u përqendrua në poezinë e poetëve Lisi, Attanasio, Condorelli, Skcandurra dhe në pasdite me Davide Rondoni-n me analizën “Kundër Letërsisë”. Vincenzo Sanfo, Presidenti i Qendrës italiane për Artet dhe Kulturën paraqiti një video në lidhje me Mario Schifano. Zhang Hongmei (Kopshti oriental), “foli” përmes një instalacioni, i cili shpreh intensitetin e rafinuar të bukurisë orientale. Gjatë tre ditëve të takimeve, Paolo Torri do të realizojë skulpturën Opera in Corso, e dedikuar edhe për baroken. Dita e dytë i dedikohet artit. Prezantuar nga kritiku i artit Annamaria Orsini (Bukuria dhe miti), e ndjekur nga hapja e ekspozitave të artistëve që do të ndërhyjnë në konceptin e Kopshtit të Bukurisë. Pjesë e aktivitetit do të jetë artisti Marco Nereo Rotelli, i cili veç të tjerash krijon një instalacion të ngjashëm me një udhëtim në fjalë për poeteshën Mariannina Coffa. Por njëkohësisht ai sjell edhe video dedikuar poezisë bashkëkohore italiane: Fernanda Pivano, Edoardo Sanguineti e Mario Luzi. Kritiku i artit Joseph Frazier (Beauty of Art), do të flasë për legjendën e leximit sublim dhe do të bëjë komentim të fragmenteve nga libri i tij, “Shumë jetë në Multivers”. Do të hapet ekspozita e artistit francez Michelle Odelin (Korrespondencë), i cili bën homazhe barok, etj. Dita e tretë, nesër më 30 prill i dedikohet të rinjve dhe hapet me projeksionin e filmit të Felice Cappa për Gianni Rodari “Un sasso nello stagno”. Në Ditën Botërore të Librit prezantohen shkrimtarja Lucrezia Lerro, me librin e saj të fundit, “Vajza që vodhi zemrat”, shkrimtarja Francesca Gallo me librin e saj, “Kahuna e le parole di Antonio Riçardi dedikuar dashurisë etj. Enzo Rovella (Bukuria e ngjyrave) krijon me pikturimin e tij të cilësishëm një seri të kopshteve plot ngjyra dhe vizionare dhe pas tij prezantohet Alfred Milot Mirashi dhe “butësia e tij e ngjyrave”. Së fundi, kirurgia kozmetike Maria Teresa Baldini paraqet librin “Mbrapa bukurisë” të shkruar bashkë me Willy Pasini (Knopf).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›