Dyndje vizitorësh në Muzeun Historik të Shkodrës
29/04/2011 Objektet e rralla dhe me mjaft vlera, atraktive për të huajt
SHKODER- Pranvera e këtij viti ka filluar tepër pozitivisht për Muzeun Historik të qytetit të Shkodrës. Ndryshe nga vitet e tjera, kur vizitat e turistëve të huaj fillonin në fillim të sezonit veror, këtë vit Muzeu Historik i Shkodrës ka pritur vizitorë të shumtë që në ditët e para të muajit prill. Rreth një mijë vizitorë kanë vizituar këtë muze në një hark kohor prej një muaji, duke krijuar premisa të mëdha për një fluks tepër të madh turistësh vendas dhe të huaj gjatë stinës së verës. Vizitorët e kësaj periudhe kanë qenë kryesisht nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia e Çekia, po nuk kanë munguar as turistët nga Gjermania, Austria, Anglia e Rusia. Për specialistët e Muzeut Historik të Shkodrës, numri gjithnjë në rritje i vizitorëve vendas dhe të huaj ka ardhur për shkak të vlerave të padiskutueshme historike dhe etnografike që ky muze mbart brenda tij. Vlerat e këtij muzeu kanë ardhur duke u shtuar nga viti në vit, si rrjedhojë jo vetëm të grumbullimit të materialeve të shumta me vlera historike, por edhe në sajë të organizimit të punës për një prezantim dhe ekspozim sa më të mirë të tyre. Për promovimin e vlerave të Muzeut Historik të Shkodrës, drejtuesit e tij vazhdimisht organizojnë aktivitete të ndryshme me vlera, historike e kulturore, siç ishte dhe hapja pak kohë më parë e panairit ndërkufitar të punimeve artizanale. Ndërkohë, një ndikim të rëndësishëm në shtimin e numrit të vizitorëve dhe në ardhjen e tyre më herët se vitet e tjera kanë pasur vetë turistët nga vende të ndryshme të botës, të cilët transmetojnë tek miqtë e të afërmit e tyre gjithë ç’kanë parë dhe i ka impresionuar në Muzeun Historik të Shkodrës. Një ndihmesë tjetër në shtimin e fluksit të turistëve të huaj kanë qenë investimet e shumta në infrastrukturën rrugore në të gjithë qytetin e Shkodrës, por sidomos në rrugën që të shpie në këtë muze. Vetëm para disa muajsh rruga e njohur, si “rruga e Muzeut Historik” ishte me asfalt të dëmtuar e plot gropa, ndërsa tani është e shtuar me kalldrëm, duke krijuar një imazh tërheqës që para mbërritjes në muze. Për sa i përket shtimit të vizitorëve vendas, një meritë të veçantë kanë mësuesit e shkollave të ndryshme, të cilët organizojnë vizita në Muzeun Historik të Shkodrës, duke ndikuar pozitivisht dhe në shtimin e njohurive historike të brezave më të rinj. Nuk mungojnë dhe vizitat e qytetarëve nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët vizitojnë muzeun për t’u njohur më shumë me vlerat historike që mbart një qytet si Shkodra. Pavarësisht të gjithë ndikimeve të jashtme, objektet e rralla dhe me mjaft vlera, të përzgjedhura dhe të sistemuara me kujdes nga drejtuesit e muzeut, mbeten faktorët kryesorë që po ndikojnë në tërheqjen e turistëve të huaj drejt qytetit të Shkodrës. Sipas drejtuesve dhe specialistëve të Muzeut Historik të Shkodrës, në thithjen e një numri sa më të madh turistësh, ka pasur një ndikim tepër të madh hapja e muzeut etnografik, me vlera të jashtëzakonshme muzeale. Në sajë të një pune të përkushtuar të ekipit profesionist, tashmë Muzeu Historik i Shkodrës ka në funksionim dy eksponate, të njohura ndryshe dhe si dy muze, muzeu arkeologjik, si dhe muzeu i kështjellës. Për ekspozimin sa më perfekt të vlerave të eksponatit të etnografisë, specialistët e muzeut kanë punuar me kujdes në katin e sipërm të ndërtesës së muzeut, ku bën pjesë një dhomë tipike e qytetit të Shkodrës, e shtëpisë shkodrane, karakteristike për fillimet e shekullit XX. Pavarësisht vlerave të padiskutueshme të këtij eksponati, një ndikim të jashtëzakonshëm për tërheqjen e turistëve ka eksponati i arkeologjisë në Muzeun Historik të Shkodrës, i hapur pak vite më parë dhe i pasuruar nga viti në vit. Hapja e këtij eksponati u shoqërua me një interesim që sa vjen e rritet të turistëve nga vende të ndryshme të Evropës, pa lënë mënjanë numrin e konsiderueshëm të vizitorëve nga e gjithë Shqipëria. Sipas specialistëve të Muzeut Historik të qytetit të Shkodrës, eksponati historik ka të ekspozuar rreth 250 objekte të renditura sipas rendit kronologjik, duke filluar nga prehistoria, për të vijuar me periudhën e neolitit të lashtë e deri më mesjetën e hershme. Vlerat e kësaj pjese të muzeut dhe e objekteve brenda tij rriten më tepër nga shërbimi që ofrohet, pasi në dispozicion të vizitorëve, si vendas, ashtu dhe të huaj është një personel i kualifikuar që njeh dhe sqaron mirë të dhënat e secilit objekt të vendosur në eksponat.
Muzeu
Muzeu Historik i Shkodrës i ka fillesat e tij në vitin 1947, duke u njohur në atë kohë si "Muzeu Popullor". Në vitin 1949 mori përmasat e vërteta të një muzeu të asaj kohe. Muzeu Popullor u vendos në një ndërtesë karakteristike shkodrane të shek 19, që ishte ngjitur me objektin me vlera të mëdha historike “Sahatin e Inglizit". Për hapjen e muzeut u mblodhën koleksione nga familjet e vjetra shkodrane dhe Kuvendi i Françeskanëve dhe Jezuitëve dhe Françeskanëve. Pasurimi i këtij muzeu erdhi duke u bërë nga viti në vit nga gjetjet e ndryshme si rezultat i gërmimeve arkeologjike në zona të ndryshme historike të Shkodrës, si dhe nga objektet e dhuruara nga vetë qytetarët. Disa vite më vonë, pikërisht në vitin 1953 filloj t’i jepej përparësi ekspozimit të imazheve të Luftës Nacionalçlirimtare dhe punës për ndërtimin e sistemit socialist, duke zbehur disi vlerat e historisë së hershem të qytetit të Shkodrës. Muzeu filloi të shtohej, duke u lidhur me 7 shtëpi muze, të cilat iu morën pronarëve të vjetër. Me ndërrimin e sistemeve, pas viti 1990, ndërtesa ku ndodhej Muzeu Historik dhe shtëpitë e tjera muze i kthehen ish-pronarëve. Në këto kushte i gjithë materiali historik muzeal vendoset në shtëpinë muze, të njohur si shtëpia e Oso Kukës, ku ndodhet edhe sot Muzeu Historik i Shkodrës. Shtëpia e Oso Kukës, ku është vendosur ky muze ruan karakteristikat e një shtëpie të vjetër të Shkodrës, duke filluar që nga dera e jashtme, oborri i gjerë, me lule, i rrethuar me avulli, ku janë të vendosura dhe objektet që përdoreshin dikur nga shkodranët si pusi i gurtë, lugu, shterat etj.